-->
×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti zhvillon bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, flasin për dialogun dhe liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    23 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë ditës së sotme ka zhvilluar një bisedë virtuale me ambasadorët e BE-së, në të cilën është diskutuar për situatën e përgjithshme në vend.

    Hoti, me këtë rast, ka falënderuar ambasadorët e vendeve mike për ndihmën dhënë Kosovës në përballimin e situatës me pandeminë COVID-19. Në të njëjtën kohë, ai ka shprehur përkushtimin e Qeverisë për parandalimin dhe menaxhimin sa më efikas të kësaj pandemie, si dhe për rimëkëmbjen ekonomike si pasojë e saj.

    “Ndihma e vendeve partnere dhe institucioneve ndërkombëtare ka dhënë efekte pozitive dhe presim që ky bashkëpunim të vazhdojë edhe në të ardhmen”, tha Hoti.

    Në këtë takim, kryeministri Hoti i ka njoftuar ambasadorët për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke vlerësuar se Qeveria pret që ky proces të përmbyllet me marrëveshjen gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht obliguese, që përfundon me njohjen reciproke ndërmjet dy vendeve.

    Gjatë kësaj bisede, kryeministri Hoti theksoi faktin se liberalizimi i vizave do të hapte një mundësi reale për qytetarët dhe bizneset e Kosovës dhe do të krijonte mundësi të reja të zhvillimit ekonomik të vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme27 Korrik 2025
    Një zjarr i qëllimshëm ka përfshirë një sipërfaqe të hapur me barishte në lagjen Kodra e Minatorëve në Mitrovicë të Veriut, më...
    Lajme27 Korrik 2025
    Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i ka komentuar zhvillimet e fundit në Gjykatën Speciale, ku u...
    Lajme27 Korrik 2025
    Gjatë muajit maj, dy kongresiste amerikane qëndruan për vizitë në Kosovë dhe Serbi. Më 30 maj në Prishtinë, republikania Claudia Tenney dhe...
    Të tjera
    Lajme27 Korrik 2025
    Policia e Kosovës, në bashkëpunim me Inspektoratin Komunal, ka zhvilluar një aksion në disa lokale të Prishtinës të shtunën, me qëllim të...
    Lajme27 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës sot ka zyrtarizuar kandidatët për kryetarë të komunave, ku në mesin e tyre, kryetarët aktual Bedri Hamza (Mitrovicë),...
    Lajme27 Korrik 2025
    Petrit Hajdari, i është drejtuar qytetarëve të Drenasit përmes një postimi në Facebook-un e tij, pasi u zyrtarizua nga Partia Demokratike e...
    Bota/Rajoni27 Korrik 2025
    Presidenti i ShBA-së, Donald Trump, tha të dielën se ka shumë mundësi që Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian të arrijnë një...
    Lajme27 Korrik 2025
    Partia Demokratike e Kosovës ka miratuar sot listën përfundimtare të kandidatëve për kryetarë të komunave në zgjedhjet lokale që do të mbahen...
    Lajme27 Korrik 2025
    Një person është gjetur pa shenja jete në hapësirat e “Parkut Inovativ”, në ish-kazermën ushtarake në Prizren. Zëdhënësi i Policisë për rajonin...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.