×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe UÇK-së ishte e drejtë

    FrontOnline
    24 Qershor 2020

    Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar pas aktakuzave të Speciales ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

    Përmes një postimi në Facebook, Hoti ka thënë se Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

    Postimi i plotë: 

    Qeveria e Republikës së Kosovës, si edhe të gjithë qytetarët e Kosovës, është njoftuar sot nëpërmjet një deklarate për shtyp, se Zyra e Prokurorit Special ka deponuar pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës Speciale një aktakuzë ndaj Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi dhe Kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, z. Kadri Veseli.

    Qeveria e Republikës së Kosovës konsideron se askush nuk mund cilësohet fajtor pa vendim përfundimtar të gjykatës.

    Qeveria e Republikës së Kosovës fton të gjithë qytetarët të tregojnë qetësi.

    Qeveria beson se lufta e popullit të Kosovës dhe Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ishte e drejtë dhe çlirimtare dhe, si e tillë, do të mbetet si një nga periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

    Nga Rubrika
    Lajme14 Korrik 2025
    Me ftesë të Presidentit të Letonisë, Edgars Rinkēvičs, presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Republikën e Letonisë....
    Lajme14 Korrik 2025
    Dorëheqja morale nuk është e kërkuar me ligj, por reflekton nivelin e integritetit të institucioneve. Në Kosovë, ky akt mbetet i rrallë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, u takua me Lazim Destanin, një personalitet me një vizion të gjerë dhe humanizëm...
    Të tjera
    Lajme14 Korrik 2025
    Avokati Arianit Koci ka bërë ftesë për një protestë masive dhe të qetë më 20 korrik, në orën 11:00, para Kuvendit të...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Enti Shtetëror i Statistikës në Maqedoni të Veriut ka njoftuar se numri i turistëve në maj të vitit 2025 është 130.739, prej...
    Lajme14 Korrik 2025
    Për shkak të ardhjes së bashkatdhetarëve, Komuna e Obiliqit, përkatësisht Drejtoria e Administratës, ka marrë vendim që të punohet pa pauzë duke...
    Lajme14 Korrik 2025
    Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë që t’i suspendojë katër zyrtarë të saj, për dy raste të ndara, në Prishtinë...
    Lajme14 Korrik 2025
    Policia e Kosovës ka arrestuar shtatë shtetase të huaja, të dyshuara për marrje me prostitucion. Ato janë arrestuar në kuadër të planit...
    Bota/Rajoni14 Korrik 2025
    Një 17-vjeçare është nxituar në spitalin e Vlorës me plagë të shkaktuar nga armë zjarri. Mësohet se e kanë shoqëruar vetë familjarët...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.