×
  • Lajme
  • Front TV
  • Front TV

    Hoti: Përkushtimi institucional do të shkojë në menaxhimin sa më të mirë të pandemisë

    FrontOnline
    04 Qershor 2020

    Në ditën e tij të parë të punës, Kryeministri i sapo zgjedhur, Avdullah Hoti ka vizituar Ministrinë e Shëndetësisë (MSh), raporton Front Online.

    Hoti është takuar me ministrin e ri të këtij dikasteri Armend Zemajn, për t’u informuar lidhur me mbarëvajtjen e menaxhimit të pandemisë Covid-19.

    Hoti deklaroi se i tërë përkushtimi institucional do të shkojë në menaxhimin sa më të mirë të pandemisë Covid-19.

    “Ne mbesim të përkushtuar për këtë situatë që po kalojmë. Për ta informuar për ato që po na presin. U informuam për shifrat se sa qytetarë janë të prekur dhe si po shkon gjithçka”, u shpreh i pari i ekzekutivit.

    Kryeministri tha po ashtu se kjo qeveri do të punojë krahas një plani të mirëfilltë për, siç ka thënë ai, për ta parandaluar këtë pandemi.

    “Ne kemi një plan të zhvilluar për përballje afatgjate për këtë pandemi. Të ndërmarrim masat për të parandaluar këtë virus”, ka deklaruar Hoti.

    Ai ka ngushëlluar edhe familjarët e viktimave që humbën betejën me Covid-19.

    “Ngushëllojë familjet e personave që kanë humbur jetën në këtë pandemi dhe shërim sa më të shpejt atyre që janë prekur”, shtoi Hoti. /Front Online/

    https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/855739811502077/

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.