×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti pas takimit me Ramën: Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej

    FrontOnline
    29 Qershor 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti sot gjatë ditës është takuar me homologun e tij nga Shqipëria, Edi Ramën, shkruan Front Online.

    Pas takimit, përmes një postimi në facebook, Hoti ka thënë se Kosova dhe Shqipëria kanë mundësi ta thellojnë bashkëpunimin.

    “Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej si partnerë të natyrshëm dhe strategjik në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike”, ka shkruar Hoti.

    Postimi i Hotit:

    Pata nderin ta pres kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama, të cilin e falënderova për mbështetjen e përhershme që Shqipëria i ka dhënë Kosovës.

    ???? Kosova dhe Shqipëria i kanë të gjitha mundësitë që ta thellojnë bashkëpunimin edhe më tej si partnerë të natyrshëm dhe strategjik në procesin e realizimit të synimeve integruese euroatlantike.

    Biseduam edhe për gjendjen e re të krijuar në vend, dhe theksova se Republika e Kosovës tashmë ka një kulturë të dëshmuar institucionale për t’i përballuar me dinjitet sfidat e tilla, që natyrisht nuk janë të lehta.

    Me kënaqësi pranova edhe ftesën nga kryeministri Rama për ta vizituar në Tiranë, këtë të premte, më 3 korrik!

     

    Nga Rubrika
    Lajme29 Maj 2025
    Xhevdet Qeriqi nga shoqatat e dala nga lufta, ka drejtuar akuza të ashpra ndaj drejtuesve dhe përfaqësuesve të Dhomave të Specializuara në...
    Lajme29 Maj 2025
    Mendimi për motin – 29.05.2025 Vransirat mbeten më të shumta orëve të para të ditës së premtë, e vende-vende mund të shfaqen...
    Lajme29 Maj 2025
    Deputeti i komunitetit ashkali, Artan Asllani, për FrontOnline ka deklaruar se grupi parlamentar multi-etnik, në të cilin bën pjesë edhe ai, do...
    Të tjera
    Lajme29 Maj 2025
    Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga komuniteti boshnjak, Emilja Rexhepi për FrontOnline, ka folur rreth votës së saj për kryetare të Kuvendit....
    Lajme29 Maj 2025
    Prokuroria Themelore e Prishtinës ka dalë me detaje rreth aksionit të kryer sot në tri rajone lidhur me dallaveret me patentë-shoferë, që...
    Lajme29 Maj 2025
    Lëvizja Vetëvendosje ka konfirmuar zyrtarisht nominimin e kryetarit aktual të komunës së Dardanës, Kadri Rahimaj, për një mandat të dytë në zgjedhjet...
    Bota/Rajoni29 Maj 2025
    NATO synon të forcojë ndjeshëm trupat e saj për shkak të rrezikut nga Rusia dhe kërkon 40,000 ushtarë shtesë nga Gjermania. Siç...
    Lajme29 Maj 2025
    Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka zyrtarizuar sot kandidaturën e Arbër Ismajlit për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme...
    Lajme29 Maj 2025
    Njohësi i politikave, Shenoll Muharremi thekson se rritja e çmimit të energjisë po shkakton inflacion real në Kosovë, duke varfëruar familjet kosovare...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.