×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti në takim me Donald Tusk: Kosova e përkushtuar për arritjen e marrëveshjes finale me Serbinë

    FrontOnline
    07 Shtator 2020

    Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, gjatë vizitës zyrtare në Bruksel, sot është pritur në takim nga presidenti i Partive Popullore Evropiane (EPP), Donald Tusk.

    Me këtë rast, kryeministri Hoti e ka njoftuar presidentin Tusk për prioritetet e Qeverisë së Kosovës, e në veçanti për menaxhimin e pandemisë COVID 19 dhe rimëkëmbjen ekonomike të vendit, si pasojë e kësaj pandemie.

    Po ashtu, kryeministri Hoti ritheksoi zotimin e Qeverisë për luftimin e korrupsionit dhe forcimin e rendit dhe ligjit.

    “Në këtë takim, është biseduar edhe për procesin e liberalizimit të vizave, me ç’rast kryeministri Hoti theksoi nevojën urgjente për përmbylljen sa më të shpejtë të këtij procesi, duke potencuar se Kosova tashmë i ka përmbushur kërkesat e shtruara nga BE-ja për liberalizim të vizave”, thuhet në njoftimin e bërë nga zyra e kryeministrit.

    Tutje në njoftim thuhet se një ndër çështjet e diskutuara në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut me Serbinë. Kryeministri Hoti shprehu gatishmërinë e institucioneve të vendit për vazhdimin e dialogut, duke theksuar se Qeveria e Kosovës është e përkushtuar për arritjen e një marrëveshjeje finale ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, e cila do të rezultojë me njohje reciproke.

    Kryeministri Hoti dhe presidenti Tusk kanë biseduar edhe për rolin që ka LDK-ja në të gjitha zhvillimet politike në vend, si parti anëtare e Partive Popullore Evropiane (EPP).

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme18 Maj 2025
    Një aksident me fatalitet ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit në Pouskë të Prizrenit. Një grua ka humbur jetën, derisa...
    Lajme18 Maj 2025
    Luan Hasanaj, organizatori i grupit qytetar “Asnjë cent më shumë”, ka deklaruar për Front Online se protestat kundër rritjes së çmimit të...
    Lajme18 Maj 2025
    Nga 1 maji 2025  qytetarët e Kosovës do t’i paguajnë për 16.1% më shtrenjtë faturat e energjisë elektrike. Ky njëherit është shtrenjtimi...
    Të tjera
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025. Shqipëria këtë vit është renditur në vendin e tetë. Kujtojmë se nga votat e publikut...
    Vip18 Maj 2025
    Austria është shpallur fituese e Eurovision 2025.
    Vip18 Maj 2025
    Nga votat e publikut Shqipëria ka marrë 173 pikë. Ndërkaq në votat e jurisë Shqipëria renditet e 16-ta me 45 pikë.
    Vip18 Maj 2025
    Franca i ka dhënë Shqipërisë 12 pikët  e para që janë më të lartat deri më tani që mori Shkodra Elektronike. Kurse,...
    Bota/Rajoni17 Maj 2025
    Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, përmes dy fotografive ka thumbuar Partinë Demokratike, pas fitores së madhe që e mori në zgjedhjet e...
    Lajme17 Maj 2025
    Disa nga këngët më të mira të Eurovisionit krijojnë një urë lidhëse midis traditave folklorike të vendit të tyre dhe ritmeve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.