×
  • Lajme
  • Lajme

    Hoti: Jemi në pritje të ftesës nga Amerika, Kryeministri udhëheq dialogun

    FrontOnline
    05 Korrik 2020

    Vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi, tha kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në një intervistë ekskluzive për DW.

    DW: Kryeministër Hoti, morët detyrën në një kohë jo të lehtë, në kohën e pandemisë, me shtim të rasteve me Covid-19, me pasoja në ekonominë e vendit dhe në një klimë jostabile politike. Si po e menaxhoni këtë situatë, ka shumë kritika nga opozita?
    Hoti: Realisht në kushte normale është sfiduese puna e qeverisë dhe ne po përballemi me dy probleme të rëndësishme, siç e përmendët edhe ju, pandemia dhe probemet e rimëkëmbjes ekonomike. Besoj që jemi përgatitur në këtë drejtim. Tek pandemia, institucionet shëndetësore, ekspertët shëndetësorë kanë bërë një punë kolosale muajt e fundit. Përveç strukturave institucionale, kemi formuar edhe një grup me ekspertë vendorë dhe ndërkombëtarë, po e pëcjellim edhe sitatën dhe po i përcjellim edhe pervojat e vendeve të tjera, kryesisht në ato vende që kanë përvoja dhe suksese në luftimin e pandemisë, kemi një plan të mirë që po e realizojmë duke krijuar struktura dhe kapacitete shtesë për t’u përballur në rast se vërtetë ndodh një valë e dytë që godet vendin. Tashmë e kemi përgatitur një plan për vjeshtë, nëse përballemi më këtë situatë duke i ndjekur në mënyrë strikte edhe protokollet e Komisionit Evropian.

    DW: Kosova pos pandemisë ndodhet në një moment tjetër kritik politik, është një aktakuzë e prezantuar nga Prokuroria Speciale me seli në Hagë, kundër presidentit të Kosovës dhe disa të tjerëve në kohën kur ju ishit nisur për në SHBA-së së bashku me presidentin për një takim në Shtëpinë e Bardhë për të shënuar kështu rifillimin e dialogut me Serbinë. Ç’do të thotë për ju i gjithë ky zhvillim dramatik?

    Hoti: Kjo ka krijuar një stituatë të re në një moment jo të përshtatshëm për vendin, sepse ne i aranzhuam takimet ne Uashington dhe pastaj do të lëviznim në takime tjera në Paris, Bruksel, Berlin dhe në qendra të tjera evropiane për të filluar fazën finale të procesit të dialogut, ndërsa tash këto zhvillime na kanë nxjerrë në një sutuatë krejt tjetër, por ajo që është e rëndësishme që ne e kemi prezantuar edhe para partnerëve ndërkombëtarë është që sigurisht dialogu nuk ka alternativë. Ne jemi të përgatitur për të hyrë në këtë proces, ju e keni parë qëndrimin e qeverisë sa i përket qasjes për të hyrë në këtë dialog, kemi një platformë që është e qartë e strukturuar, e konsultuar me fushën akademike, me shoqërinë civile, e prezantuar në Kuvendin e Kosovës, mekanizmat që kemi krijuar nga forumi i liderëve, këshilli i eskpertëve që tashmë është themeluar me vendim të qeverisë, dhe rezoluta e Kuvendit që pres të miratohet në seancat e ardhshme ku kërkohet raportim i rregullt i kryeministrit lidhur me procesin e dialogut. Pra, jemi të përgatitur në këtë drejtim. Kemi rishikuar të gjithë punën që është bërë në qeveritë paraprake, sa u përket temave të tjera të dialogut, por ajo që është qenësore është që ka një mirëkuptim të partnerëve që ky dialog zhvillohet për njohje reciproke dhe ky është qëndrimi i qeverisë së Kosovës.,

    DW: Nga ajo që ju thoni, i bie që keni një vijë të kuqe që në këtë dialog, përpos njohjes reciproke Kosovë-Serbi nuk ka asnjë alternativë tjetër?
    Hoti: Dialogu zhvillohet për njohje reciproke dhe asgjë tjetër, sigurisht zhvillohet edhe për normalizim të marrëdhënieve në të gjitha fushat, por duke filluar nga njohja reciproke, sepse vetëm njohja reciproke siguron normalizim të marrëdhënieve Kosovë-Serbi.

    DW: A do të zhvillohet një takim tjetër në Uashington pas dështimit të takimit të planifikuar me 27 qershor dhe kur?
    Hoti: Po, po presim që të caktohet një takim tjetër. Por nuk mund të them se kur mund të ndodhë. Jemi në pritje të ftesës.

    DW: Kryeministër Hoti, shqyrtimi i aktakuzës së paraqitur kundër presidentit Thaçi, mund të marrë kohë deri në tetor siç është njoftuar nga Gjykata Speciale, ose të shtyhet në një kohë të parashikushme. Sikur ndërkohë Kosova të marrë nga Shtëpia e Bardhë ftesë për një takim tjetër me Serbinë, a do të jetë edhe presidenti pjesë e delegacionit për në SHBA?
    Hoti: Nuk e di, por ajo që e di është që sa i përket procesit të dialogut ne jemi të përgatitur dhe në procesin e dialogut Kosova përfaqësohet nga kryeministri.

    DW: Pra do ta udhëhiqni ju delegacionin e Kosovës në dialog, apo presidenti Thaçi?
    Hoti: Në bazë të Kushtetutës dhe aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit të kaluar sa i përket procesit të dialogut, është qeveria që ka përgjegjësi kushtetuese të udhëheqë këtë proces.

    DW: Kryeministër Hoti, nga zhvillimet e deritashme të procesit të dialogut dhe rrjedha e zhvillimit të tyre, nga pozita juaj e kryeministrit tash, sa besoni që nga procesi i dialogut mund të rezultojë një marrëveshje finale Kosovë-Serbi, brenda këtij viti?
    Hoti: E rëndësishme është që në këtë proces po hyjmë në fazën finale të dialogut për njohje reciproke, me rëndësi është që ne të jemi të unifikuar si shtet, si institucione, si shoqëri për këtë proces dhe të jemi të përgatitur. Unë mund t’ju them përshtypjet e mia nga komunikimet që kam pasur me partnerët ndërkombëtarë, që pritjet janë që të përmbyllim procesin së shpejti dhe kjo është çështje muajsh. Tash progresi sigurisht nuk varet vetëm nga ne, por varet edhe nga pala serbe.

    DW: Muajt e fundit është parë një ndarje në qasje dhe një moskomunikim i mirëfilltë ndërmjet SHBA-së dhe Evropës sa i përket procesit të dialogut Kosovë-Serbi. Më intereson të di se cila është qasja e juaj në këtë mes?
    Hoti: Unë nuk kam përshtypjen që ka ndarje të tillë. Siç e keni parë, takimi që ishte planifikuar të ndodhte në Uashington, ishte fokusuar në agjendën ekonomike, në bashkëpunimin ekonomik ndërmjet të dy vendeve, duke hyrë në projekte të mëdha infrastrukturore që kanë ndikim në ekonomitë jo vetëm të të dy vendeve, por të mbarë rajonit, duke e lidhur Kosovën me Evropën Qendrore dhe më tutje, dhe më pas pjesa politike në Samitin e Parisit, për të cilin po presim për ftesën formale dhe aranzhimet e nevojshme, dhe të shkojmë më tutje. Unë e shoh rolin e BE-së dhe SHBA-së komplementar në këtë proces.

    DW: Megjithatë takimi i planifikuar i Uashingtonit dhe synimet e të ngrakuarit të BE-së për dialog Mirosllav Lajaqak, për një rinisje të dialogut Kosovë-Serbi, nuk ishin të kordinuara, këtë e pohoi në Prishtinë vet Lajqak dhe në këtë kontekst duket që ka një ndarje ndërmjet SHBA-së dhe Evropës sa i pëket qasjes për dialogun Kosovë-Serbi?
    Hoti: Nuk mund të them se ka ndarje sa u përket synimeve të procesit të dialogut dhe rezultatit përfundimtar që duhet të ketë ky dialog. Mekanizmat që i ka në dorë SHBA-ja dhe BE-ja, për t’i shtyrë të dy palët drejt zgjidhjes finale, mendoj që janë komplementare.

    DW: Gjermania mori presidencën e radhës së BE-së, keni ndonjë shenjë, apo garanci se gjatë kësaj periudhe gjashtë mujore, Kosova mund ta marrë liberalizimin e vizave?
    Hoti: Unë isha në Bruksel javën që shkoi në takimet e nivelit të lartë me të gjithë udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe në të gjitha ato takime e kam shtruar dhe e kemi diskutuar së bashku nevojën që qytetarët e Kosovës sa më shpejt të lëvizin lirshëm sikurse qytetarët e vendeve tjera në Ballkan. Ka pasur një mirëkuptim që Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara sa i përket këtij procesi dhe ajo që kërkohet nga ne është që të mirëmbajmë këto kushte. Tash prej një korrikut presidencën e BE-së e ka marrë Gjermania, kemi pritje por me lejoni që të rezervohem nga çfarëdo vlerësimi për datën për liberalizim të vizave.

    DW: Cilat do të jenë marrëdhëniet e qeverisë tuaj me shtetin gjerman?
    Hoti: Marrëdhëniet kanë qenë gjithmonë të shkëlqyera dhe unë do të bëj gjithçka që është e mundur për t’i avancuar më tuje këto marrëdhënie.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Koordinatori për Financa në Partinë Denokratike të Kosovës ka thënë se shpërndarja e buxhetit nga qeveria aktuale në kohë fushate dëshmon dështimin...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Lidhja Demokratike e Kosovës, ka akuzuar ashpër Qeverinë Kurti për mungesë vizioni dhe qeverisje të dështuar. Madje vendimin e dhënë sot, për...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ish-kryenegociatori, Avni Arifi ka reaguar ndaj vendimeve të kryeministrit Albin Kurti, duke e akuzuar për logjikë mashtruese dhe përpjekje për të manipuluar...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Hyseni, është emëruar të premten në pozitën e zëvendësministrit të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në vend të Resul Makreshit,...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Ministri i Financave, Hekuran Murati tha se për të përfituar nga kjo ndihmë prej 100 euro pensionistët dhe fëmijët nuk do të...
    Sport22 Dhjetor 2024
    Janë publikuar formacionet zyrtare të derbit lokal mes Suharekës dhe Ballkanit, Debutuesi i Superligës vjen nga dy fitore të mëdha që i...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Gresa ka shkaktuar shumë të qeshura tek banorët, duke folur në të folmen e Tetovës. “Aaa, Rovenes i dol gjumi, hajt shko...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Policia në Vushtrri në orët e para të së dielës ka ndaluar një automjet ku gjatë kontrollit ka gjetur një armë tytë-shkurtër...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Njëqind e gjashtëdhjetë çerdhe për fëmijë premtoi Qeveria e tanishme e Kosovës në vitin 2021, kur mori detyrën. Qëllim i deklaruar i...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.