Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, në seancën plenare ku po diskutohet votimi i disa marrëveshjeve ndërkombëtare, ka kërkuar nga deputetët e opozitës që t’i votojnë këto marrëveshje.
Hoti tha se votimi i këtyre marrëveshjeve e ndihmon rimëkëmbjen ekonomike pas gjendjes së krijuar nga pandemia e koronavirusit në Kosovë.
“Sot po shqyrtojmë disa marrëveshje të Qeverive parapake, për sqarim edhe të nënkryetari të Kuvendit për marrëveshje ndërkombëtare ne kemi kërkuar vetë seancë të jashtëzakonshme për t’i votuar marrëveshjet ndërkombëtare. Unë ju kërkoj që të merrni parasysh këtë pasi që këto marrëveshje mundësojnë rimëkëmbjen ekonomike. Një pjesë e këtij fondit mbulohet nga marrëveshjet që janë në procedurë në kuvend” tha Hoti.
Ai gjithashtu kërkoj që kryesia e Kuvendit ta përkrah edhe futjen në rend të ditës edhe projektligjin e ndryshuar për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2020.
“ Po ju njoftoj se buxhetin e keni pranuar në Kuvend ne po kërkojmë që të futet në procedura parlamentare unë ju ftojë që ta pranon që ta fusim në rendë të ditës”, tha kryeministri.
https://www.facebook.com/FrontOnlineMedia/videos/314968459669576/