×
  • Lajme
  • Lajme

    Hooper: Vuçiqi duket se më lehtë e ka të merret vesh me Thaçin, sesa me Merkelin

    FrontOnline
    03 Maj 2020

    Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit duket se po i vjen më lehtë të merret vesh me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin që ta pranojë marrëveshjen e tyre, vlerëson James Hooper, njohës i çështjeve të lidhura me Ballkanin dhe ish-zyrtar i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit.

    Ai, në një intervistë për “Zërin e Amerikës” në gjuhën serbe, ka theksuar se BE-ja do të duhet që ta pranonte “komponentën territoriale”.

    Richard Grenelli, i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, rishtazi ka bërë të ditur se është duke e vazhduar punën drejt avansimit të një marrëveshjeje gjithpërfshirëse midis dy palëve.

    “Paralelisht ai e ka vazhduar detyrën prioritare, promovimin e një marrëveshjeje të mundshme paqësore midis Kosovës dhe Serbisë – Hashim Thaçit dhe Aleksandër Vuçiqit”, ka thënë Hooper.

    Sipas tij, pa i marrë parasysh manovrat e brendshme politike në Prishtinë dhe Beograd, “ato nuk paraqesin pengesë për një marrëveshje gjithpërfshirëse midis dy palëve”. Për më tepër, ai thotë se muajt në vijim mund të jenë “vendimtarë”.

    Megjithatë, çelësin kryesor – për shumëçka – e mban Bashkimi Evropian, mendon ai.

    “Grenelli duhet të ndihmojë që Bashkimi Evropian ta pranojë një marrëveshje që përmban komponentën territoriale. Serbia po ashtu insiston në anëtarësim në BE, si pjesë e një marrëveshjeje gjithpërfshirëse”, ka thënë Hooper.

    Ai thotë se Serbia dhe BE-ja – në fakt Gjermania – ndodhen në anë të kundërta të “projekt-marrëveshjes së arritur midis dy presidentëve, Thaçit dhe Vuçiqit”.

    “Vuçiqi duket se e ka më lehtë të merret vesh me Thaçin, sesa ta bindë kancelaren gjermane, Angela Merkelin ta pranojë marrëveshjen e tyrë. Ky nuk ka qenë rezultat i pritur i negociatave midis Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Hooper në vazhdim.

    Gjatë dy muajve në vijim, Serbia do të jetë e preokupuar me zgjedhjet e 28 qershorit, teksa në Kosovë po synohet formimi i një qeverie të re.

    “Ndërkohë, Grenelli i ka në dispozicion majin dhe qershorin, për ta bindur BE-në që ta përshtasë qëndrimin e vet përkitazi më mënyrën e të menduarit të Vuçiqit dhe Thaçit. Po qe se i dërguari i posaçëm i SHBA-së nuk arrin ta bindë BE-në për marrëveshjen tashmë të arritur, do të marrë fund mundësia për t’i dhënë fund konfrontimit midis Serbisë dhe Kosovës”, mendon Hooper.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.