
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka komentuar ndihmat e ardhura nga Serbia në kohë pandemie.
Haziri në Klan Kosova, ka theksuar se kryeministri në detyrë, Albin Kurti, këtë veprim po e sheh si ‘akt humanitar’.
“Kurti më herët plazma keksat e i ka shpall si prodhime të një armiku, ndërsa tani po pajtohet me këtë veprim të Serbisë sipas të cilit është humanitar”.
Sipas tij, Kosova vazhdimisht po sillet me inferioritet karshi Serbisë.
“Mostrat e sjella nga Federata Ruse në Serbi nuk janë të përdorshme te ne, sepse metodologjia e punimit të mostrave për Covid 19, është shumë e vjetër dhe merr shumë kohë. Në Kosovë dhe në Serbi do të dalin jashtë përdorimit. Nëse kjo është e vërtetë, kemi një spektatkël humanitar të Serbisë dhe jo një akt humanitar”.
“Kosova nuk duhet të sillet me kompleks të inferioritetit karshi Serbisë, por as të kalojë në pozitë që gjithçka që ofrojnë ata ta marrin si ‘akt të kryer’.