×
  • Lajme
  • Lajme

    Haziri: Kujdesi qytetarë dhe masat mbrojtëse, lufta më e mirë kundër Covid-19

    FrontOnline
    30 Qershor 2020

    Pas takimit të mbajtur sot me Komitetin e emergjencave, kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, apelon në vazhdimësi për kujdes maksimal të qytetarëve ndaj sëmundjes infektive Covid-19, e cila edhe më tutje është një armik i fshehtë dhe i rrezikshëm për shëndetin publik dhe qytetarët në përgjithësi.

    “Komiteti i emergjencave për menaxhimin e pandemisë, në takimin e rregullt ka bërë vlerësimin e gjendjes në 24 orët e fundit dhe konfirmohet se gjendja është nën kontrollë. Deri më tani Gjilani ka 169 persona që testi i tyre ka rezultuar pozitiv nga 1449 teste që janë bërë. Prej këtyre të dhënave zyrtare, kemi fatkeqësisht 3 të vdekur, 95 të shëruar dhe 71 raste aktive”, ka thënë kryetari Haziri.

    Ai ka potencuar se institucionet shëndetësore janë në kujdestari 24-orëshe për menaxhimin më të mirë të mundshëm të shëndetit publik dhe përballjen me pandeminë, për çka ka thënë se duhet ngritur edhe më tej vendosmëria qytetare për përdorim të masave mbrojtëse.

    “Institucionet shëndetësore dhe emergjencat civile, po punojnë vazhdimisht në parandalimin e përhapjes së sëmundjes Covid-19 dhe kërkojmë që qytetarët të shtojnë kujdesin dhe të gjithë ata që kanë simptoma të lehta apo që dyshojnë në infektim me sëmundjen Covid-19, duhet të lajmërohen në institucionet shëndetësore për të hyrë në proces të testimit dhe diagnostikimit si masë”, ka thënë ai në fjalën e tij.

    Ai ka apeluar te të gjithë qytetarët për kujdes maksimal, mbajtje të distancës sociale, përdorimin e mjeteve mbrojtëse si doreza dhe maska, dezinfektues vazhdimisht dhe kujdes në higjienë.​

    Nga Rubrika
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti Haxhi Avdyli  ka thënë se ish-kolegët e tij nga Lidhja Demokratike e Kosovës, më parë takohen me klerikët serbë sesa me...
    Lajme25 Prill 2025
    Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell. Kohë pas kohe do të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me...
    Lajme25 Prill 2025
    Deputeti i LDK-së, Alban Zogaj, ka thënë e është përgjegjësi e LVV-së për të krijuar institucionet e reja. Ai ka thënë se...
    Të tjera
    Lajme25 Prill 2025
    Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, ka thënë se 100 për qind, kreu i VV-së, Albin Kurti, ia ka ofruar një ministri kryetarit...
    Lajme25 Prill 2025
    Komuna e Prishtinës ka reaguar të premten vonë me një sqarim publik lidhur me aktivitetet jashtëkurrikulare nëpër shkollat e kryeqytetit, për ekskursionet...
    Lajme25 Prill 2025
    Kryetari i Mitrovicës, Bedri Hamza ka takuar djalin e heroit, Artim Jashari, Endritin. Hamza ka thënë se Artim Jashari ishte luftëtari sypatrembur...
    Lajme25 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë ndaj një personi, i cili dënohet për veprën penale “Dhunim”. Klan Kosova merr vesh se...
    Lajme25 Prill 2025
    Sazan Ibrahimi, drejtor ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, në emisionin EURO n’T7 ka thënë se niveli lokal është dukshëm më...
    Lajme25 Prill 2025
    Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka qëndruar për një vizitë zyrtare në Finlandë. Atje, shefja e shtetit të Kosovës ka dhënë edhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.