×
  • Lajme
  • Lajme

    Haradinaj bisedon me homologun e saj turk, s’tregon nëse ai ia përmendi çështjen e ambasadës në Jeruzalem

    FrontOnline
    12 Shtator 2020

    Ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj-Stublla ka pasur sot një bisedë telefonike me homologun e saj turk, Mevlüt Çavuşoğlu.

    Për këtë, kryediplomatja kosovare ka njoftuar me anë të një postimi në Facebook, teksa ka thënë se temë e këtij diskutimi ishin edhe njohjet për shtetin e Kosovës,.

    “Theksova se ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar”, ka shkruar ajo.

    Sidoqoftë, Haradinaj nuk ka treguar nëse homologu turk ia ka përmendur asaj çështjen e vendosjes së ambasadës së Kosovës në Jeruzalem, pasë parasysh kundërshtitë e shtetit turk për njohjen e Jeruzalemit si territor izraelit.

    Postimi i plotë në Facebook i Meliza Haradinajt:

    Zhvillova një bisedë të gjatë telefonike me Ministrin e Jashtëm të Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu.

    Shpreha mirënjohje ndaj shtetit të Turqisë për përkrahjen në vazhdimësi të Republikës së Kosovës, në rrafshin bilateral dhe atë të forcimit të subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

    Theksova se ne si shtet i ri, jemi të përkushtuar që njohjet tona ndërkombëtare të shtohen dhe të fuqizohet subjektiviteti ynë ndërkombëtar. Do të vazhdojmë të bashkëpunojmë ngushtë me miqtë tanë me të cilët kemi të ndërtuar ura të qëndrueshme bashkëpunimi dhe raporte të pathyeshme. Në po këtë kontekst, rikonfirmova se marrëdhënia e ngushtë bashkëpunuese me Turqinë është e shkëlqyeshme, dhe avancimi i interesave tona të përbashkëta do të bëhet në drejtim të forcimit të ndërsjellë.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, priti në takim përfaqësues të Policisë së Kosovës, me ç’rast ka deklaruar “krenar me Policinë...
    Të tjera
    Vip04 Mars 2026
    Ish-banorja dhe finalistja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Hygerta Sako, ka reaguar publikisht ndaj një deklarate të bërë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Në një lidhje live nga Doha për Euronews Albania, regjisori producenti Eki Rrahmani foli mbi situatën e tensioneve që ka përfshirë gjithë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Shitja masive e aksioneve europiane u ndal të mërkurën, ndërsa vëmendja u zhvendos drejt Azisë – përfshirë një rënie rekord në Seul,...
    Lajme04 Mars 2026
    Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë seancë solemne. Seanca do të mbahet në nderim të 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së. Seanca...
    Lajme04 Mars 2026
    Me 7 vota për, asnjë kundër dhe 2 abstenime, Komisioni për Buxhet në Kuvendi i Kosovës ka miratuar ndarjen e 4 milionë e 480...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Zëvendësimi i Udhëheqësit Suprem të vrarë të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, me djalin e tij të dytë, Mojtaba Khamenei, do të thoshte...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.