×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti, VV: Hoti bashkë me ekipin ka shkuar në Uashington pa e ditur agjendën e takimit, kjo është e frikshme

    FrontOnline
    01 Shtator 2020

    Të premten me 4 shtatorit pritet që në Shtëpinë e Bardhë në Washington të takohen delegacioni i Kosovës i kryesuar nga kryeministri Avdullah Hoti dhe ai i Serbisë në krye me presidentin Aleksandar Vuçiq.

     

    Enver Haliti deputet nga Lëvizja Vetëvendosje,  ka vlerësuar se një ‘Qeveri jolegjitime’ nuk mund ta përfaqësojë Kosovën, në kësolloj takimesh që sipas tij janë të nivelit të lartë.

    “Kemi një qeveri që niset për takime të nivelit, ku ekziston mundësia që të jetë që edhe presidenti Trump prezent, por pa sjellë një platformë dhe një ekip i cili ka marrë bekimin e parlamentit të Kosovës. Çdo marrëveshje kërkohet që të ketë mbështetje të deputetëve. As qytetarët dhe as parlamenti që kontrollon punën e Qeverisë, nuk ka  as informatën më të vogël se çka do të diskutohet në ato takime , ose që do të arrihet një marrëveshje siç po thuhet ekonomike”.

    Haliti në Info Magazine në Klan Kosova, ka thënë që Vetëvendosje nuk është bërë pishman që ka refuzuar të jetë pjesë e delegacionit të Kosovës në Uashington.

    “VV nuk ka ndërruar qëndrim sa i përket pjesëmarrjes së Kosovës në bisedime me Serbinë, pasi konsideron që kjo Qeveri nuk është legjitime dhe shkon në takime dhe i vazhdon ato në Bruksel dhe Uashington, pa sjellë një platformë në Kuvendin e Kosovës; nuk ka informata për agjendën e takimit që do zhvillohet”.

    “Si t’i besojmë fjalëve kur nuk kemi as platformë, ose tekstin e marrëveshjes. Kemi ftuar edhe në interpelancë kryeministrin Hoti dhe ai në asnjë moment nuk ka treguar se cilat janë pikat e takimit dhe kërkesat e Kosovës. Hoti, bashkë me ekipin e tij kanë udhëtuar në Uashington pa e ditur agjendën e takimit. Vetë zëvendëskryeministri Tahiri e ka konfirmuar para mediave se  as vet qeveria nuk e di agjendën e takimit dhe kjo është e frikshme”, ka thënë Haliti.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci ngushëllon familjen Maliqi nga Korrotica e Ulët e Drenasit, me rastin e ndarjes nga jeta të humanistit...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ministrja e Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Mimoza Kusari, ka nënshkruar vendimin për caktimin e çmimeve të produkteve të naftës, pas rritjes si...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Xhavit Haliti, ka thënë se janë 4-5 kandidatë që janë përmendur për postin e presidentit derisa deklaroi se në...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i ish-presidentes Atifete Jahjaga, është lakuar së fundmi rreth çështjes së zgjedhjes së shefit/es së shtetit, tani kur Kosova ka hyrë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth ka deklaruar se SHBA-ja dhe Izraeli sapo kanë nisur sulmet ndaj Iranit dhe se priten valë...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Presidenti i Republikës Bajram Begaj dekretoi këtë të mërkurë ndrsyhimet në qeveri, të propozuara nga kryeministri Edi Rama. Belinda Balluku lë kabinetin...
    Lajme04 Mars 2026
    Emri i Justina Pulës është përmendur sot në media si e propozuar nga PDK-ja për postin e presidentes. Rreth kësaj çështjeje, ka...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka mohuar se partia e tij ka një kandidat për President pas disa raportimeve se kryeakademikja Justina...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.