×
  • Lajme
  • Lajme

    Haliti: Kemi 16 të vdekur nga COVID-19 në Viti dhe 69 raste aktive

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka folur për situatën me COVID-19 në këtë komunë.

    Haliti ka thënë se situata në komunën e Vitisë po bëhet e menaxhueshme.

    Ai paralajmëroi edhe rikthimin e një pjesë të stafit mjekësor që kanë qenë të infektuar me koronavirus.

    “Për fat të mirë sot e kemi një rikthim të stafit mjekësor që kanë qenë të infektuar me COVID-19. Kemi pasur një rezultat të barabartë edhe të të infektuarve edhe të të shëruarve. Dalëngadalë e kemi një situatë të menaxhueshme në Viti por edhe në nivel vendi. Tani e kemi 69 numër aktiv. Të vdekur e kemi 16. Sot e morëm lajmin edhe për një pacienti. Dje nga aksidenti edhe nga sëmundjen e tjera i kemi pasur dje edhe dy raste, një rast në fshatin Goshicë edhe në Stubëll të Vitisë”, ka thënë ai në Klan Kosova.

    “Masat po respektohen edhe nga gastronomia, kafiteritë por edhe nga qytetarët. Ne për fat keq e kemi pasur edhe humbjen e jetës së një mjeku, që ka pasur edhe sëmundje të tjera alternative. Sot kanë rezultuar edhe dy punëtorë shëndetësor që nesër do të kthehen në punë. Por, edhe në sektorë të tjera kemi qenë të prekur edhe në polici ka qenë një situatë pak më e rënduar”.

    I pari i Vitisë theksoi se vendimi për mënyrën e fillimit të procesit mësimor në shkolla i takon Ministrisë së Arsimit, kurse komunat i bëjnë përgatitjet e nevojshme për të filluar me mësimin.

    “Është kompetenca ekskluzive e MASHTIT të merr vendim. Komunat i japin mendimet rreth fillimit. Komunat i bëjnë përgatitjet e shkollave, dezinfektimet, rivitalizmin e shkollave por edhe distancën, por vendimi i takon Ministrisë së Arsimit. Ne do t’i kryejmë obligimet tona por Ministrisë i takon ta kryejë pjesën e vet të detyrimit. Ne sot kemi pasur edhe një takim edhe me kryeministrin Avdullah Hoti dhe kemi diskutuar lidhur me mundësitë e fillimit të procesit mësimor”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.