×
  • Lajme
  • Lajme

    Gucati mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm

    FrontOnline
    26 Shtator 2020

    Fletarrestimi i lëshuar nga Prokurori i Specializuar për kryetarin e OVL-UÇK’së, Hysni Gucati e ngarkon atë me tri vepra penale bazuar në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Sipas pretendimeve të Speciales, ai mund të dënohet nga pesë vjet deri në burgim të përjetshëm.

    Sipas fletarrestimit të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal, për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 dhe për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, raporton Gazeta Express.

    “Për Hysni Gucatin ekzistojnë dyshimet e bazuara se ai është përgjegjës për veprat kriminale tentim të kryerjes së shkeljes së frikësimit gjatë procedurave(hetuese) kriminale sipas nenit 387 të Kodit Penal. Poashtu ekziston dyshimi i bazuar se Hysni Gucati është përgjegjës në aspektin kriminal për kryerjen e hakmarrjes sipas nenit 388 të Kodit Penal, më saktësisht ekziston dyshimi i bazuar se Gucati ka mbajtur tri konferenca për shtyp në datat 7, 16 dhe 22 shtator 2020 ku ka shpërnadrë ose ndryshe i ka bërë të qasshme për media të dhënat konfidenciale dhe jo publike dhe dokumentet në lidhje me punën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar përfshirë emrat dhe hollësitë personale të dëshmitarëve(të mundshëm) në këtë mënyrë duke i ekspozuar këta individë ndaj kërcënimeve të mundshme për sigurinë e tyre. Tutje, ekziston dyshimi i bazuar se Gucati është përgjegjës penalisht për shkeljen e fshehtësisë së procedurave sipas nenit 392 të Kodit Penal”, thuhet në fletarrestimin për Hysni Gucatin të publikuar nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

    Sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës, nenet 387, 388, dhe 392 janë: Frikësimi gjatë procedurës penale, Hakmarrja dhe Manipulimi me Prova.

    Neni 387 parasheh që kushdo që përdor forcën apo kanosjen seriozie apo ndonjë mënyrë tjetër të detyrimit, premton dhuratë apo ndonjë përfitim tjetër për të nxitur personin tjetër të përmabhet nga dhënia e deklaratës ose për të dhënë deklarata të rreme, ose të mos dhënë informacione të vërteta pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, kur informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale dënohet me gjobë deri në njëqind e njëzet e pesëmijë (125.000) Euro dhe me burgim prej dy (2) deri në dhjetë (10) vjet.

    Neni 392 Kushdo që pa autorizim zbulon informata për të cilat është njoftuar në procedurën zyrtare, që sipas ligjit nuk mund të zbulohen apo ato informata janë shpallur si fshehtësi me vendim të gjykatës apo të organit kompetent, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një (1) vit. Kushdo që pa autorizim zbulon të dhëna për identitetin apo të dhënat personale të personit të mbrojtur në procedurë penale apo në programin e veçantë të mbrojtjes, dënohet me burgim deri në tre (3) vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 2 i këtij neni rezulton me pasoja të rënda për personin e mbrojtur ose procedura penale bëhet e pamundur ose vështirësohet në masë të madhe, kryesi dënohet me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet. Nëse vepra penale nga paragrafi 3. i këtij neni rezulton me vdekjen e personit të mbrojtur, kryesi dënohet me burgim së paku dhjetë (10) vjet ose me burgim të përjetshëm.

    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, homologu i tij francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Friedrich Merz, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Keir Starmer dhe...
    Lajme16 Maj 2025
    Një tender të majmë me AQP-në. Një me ZKM-në. Një vizitë e ‘ngrohtë’ e Kryeministrit Kurti në  biznesin e Arif Elshanit, që...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Përfaqësuesen e Lartë të BE-së, Kaja Kallas, sot në Tiranë. Osmani tha se këtë takim po...
    Të tjera
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kryeministri britanik Keir Starmer nisi fjalimin e tij në Samitin e Komunitetit Politik Europian në Tiranë me një batutë, si përgjigje ndaj...
    Lajme16 Maj 2025
    Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj një personi veprën penale “Nxitja e përçarjes dhe mosdurimit’’. Nga hetimet e...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Kancelari gjerman, Friedrich Merz ka shprehur mirënjohje për mikpritjen e kryeministrit shqiptar, Edi Rama në Tiranë. Në Samitin e Komitetit Politik Evropian...
    Lajme16 Maj 2025
    Ka ndërruar jetë Muhamet (Bislim) Murati, babai i ministrit në detyrë të Financave, Hekuran Murati. Njoftimi për vdekjen e babait të ministrit...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, ka mbërritur në Tiranë për të marrë pjesë në Samitin e gjashtë të Komunitetit Politik Evropian,...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po e përfaqëson Republikën e Kosovës në samitin e gjashtë të liderëve të...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.