×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Greqia u ofron pushime falas 170 mjekëve gjermanë që e luftuan koronavirusin

    FrontOnline
    28 Qershor 2020

    Greqia do t’i presë 170 mjekë gjermanë dhe do t’u ofrojë atyre pushime falas në ishullin Kos si mirënjohje për punën që kanë bërë në luftimin e pandemisë në Gjermani.

    Njoftimi nga Ministria e Turizmit e Greqisë erdhi në kohën kur vendi ballkanik po përgatitet që t’i rihapë aeroportet rajonale, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.

    Kjo ministri tha se 170 mjekët do të priten falas në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tyre në luftën kundër koronavirusit në Gjermani.

    Pjesë e këtij udhëtimi do të jenë edhe zyrtarët e agjencisë gjermane TUI, të cilët do të takohen në ishullin Kos me ministrin Theoharis, thuhet më tej në njoftim.

    Fluturimi nga Gjermania do të realizohet vetëm dy ditë para se Greqia zyrtarisht t’i rihapë aeroportet rajonale. Ky veprim është planifikuar të bëhet më 1 korrik.

    Greqia ka qenë mjaft e suksesshme në luftën kundër pandemisë, sepse deri më tani i ka regjistruar më pak se 200 viktima të koronavirusit.

    Duke pasur parasysh që çereku i ekonomisë greke varet nga turizmi, qeveri dëshiron t’i sigurojë turistët se ata mund t’i kalojnë pushimet në këtë vend në mënyrë të sigurt tash që Evropa ka filluar të rihapet për udhëtime.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.