×
  • Kronika
  • Kronika

    Gjykata sot vendos për të dyshuarin nga Tropoja që tentoi ta masakrojë një familje të tërë

    FrontOnline
    08 Korrik 2020

    I dyshuari për vrasjen e rëndë në fshatin Bardhaniq të Gjakovës, Vilson Imeraj, sot do të përballet me drejtësinë. Ndaj tij rëndojnë vepra e vrasjes dhe e tentim vrasjes. Gjykata sot do të vendos për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    Ngjarja e rëndë që tronditi fshatin Bardhaniq të Gjakovës mëngjesin e së martës, ka një të dyshuar.

    Vilson Imeraj nga Tropoja dyshohet se ka therur me thikë tre anëtarë të familjes Mulaj.

    Ndue Mulaj mbeti i vdekur në vend, ndërkaq bashkëshortja dhe djali i tij mbetën të plagosur.

    Ndaj të dyshuarit, Vilson Imeraj, sot pritet të caktohet masa e paraburgimit.

    Këtë për Express e ka konfirmuar prokurori i rastit, Ali Uka.

    Ai tha se gjatë ditës së sotme do të mbahet seanca për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit.

    “Po, dje kam kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarin. Sot do të mbahet seanca”, ka thënë Uka.

    Ndaj Imerajt rëndojnë dy veprapenale, ajo e vrasjes dhe e tentim vrasjes.

    Si ndodhi e tërë ngjarja në fshatin Bardhaniq të Gjakovës

    Një tragjedi ka ndodhur mesnatën e së martës në familjen Mulaj në fshatin Bardhaniq të komunës së Gjakovës. Një person po dyshohet se ka therur me thikë tre anëtarë të kësaj familjeje. I zoti i shtëpisë ka vdekur si pasojë e plagëve, e djali i tij po lufton për jetë në QKUK. E plagosur ka mbetur edhe gruaja e viktimës. E për krejt këtë krim, i dyshuar kryesor është nipi i zonjës së shtëpisë.

    Gjurmë gjaku vërehen kudo në katin e dytë të shtëpisë së familjes Mulaj në fshatin Bardhaniq të Gjakovës.

    Mëngjesin e së martës, tre anëtarë të kësaj familjeje u sulmuan me thikë nga mysafiri që po mbanin në shtëpi.

    Krejt tragjedinë në familjen Mulaj, e kishte parë edhe djali 7-vjeçar i kësaj familjeje, të cilin nëna e tij e kishte fshehur nën shtrat, për ta shpëtuar.

    Kishte ardhur nga Shqipëria në Kosovë rreth tri ditë më parë. E në konak të hallës, Vilson Imeraj, po dyshohet se theri me thikë hallën, burrin e djalin e saj.

    Krejt këtë krim, i dyshuari rreth 21 vjeç, dyshohet se e kreu rreth orës 03:00 të mëngjesit të së martës.

    Me një çekan theu derën e dhomës së çiftit, ku hyri dhe i theri me thikë hallën dhe burrin e saj.

    Të zotin e shtëpisë e la të vdekur në korridor të shtëpisë.

    E më pas hyri në dhomën e 23-vjeçarit të cilin e theri me thikë.

    23-vjeçari Mark Mulaj, i cili momentalisht po trajtohet në QKUK, kishte tentuar të ikte, por nuk ia kishte dalë.

    Vëllai i viktimës, Kristë Mulaj, tha se për krejt këtë ngjarje u njoftua nga djali i vëllait, Marku, i cili është i plagosur.

    “Më ka lajmëru Marku në orën 3 të mëngjesit. Kur kam ardhë Markun e kam gjetë të plagosun e Ndoun të vdekur. Ai që e ka bërë këtë ka qenë mysafir, është nipi i gruas së Ndout. E kanë mbajtë si djalin e vet, ka qenë edhe përpara. Është me origjinë nga Tropoja”, tha per Express vëllai i viktimës.

    “Këta kanë qenë në gjumë, u ka hy në dhomë dhe i ka therë me thikë. Raportet i kanë pasur të mira, mos me i pasë nuk e kish mbajtë në shtëpi, aty ku i ka mbajtur edhe fëmijët e vet”, ka thënë vëllai i viktimës.

    E pas krejt këtij krimi, i dyshuari V.I. kishte ikur nga vendi i ngjarjes.

    Nga aty kishte shkuar në Deçan dhe ishte futur në një shtëpi.

    Pronari i shtëpisë ku kishte shkuar i dyshuari ka lajmëruar policinë, të cilët kanë shkuar dhe e kanë arrestuar të dyshuarin.

    Prokurori i rastit, Ali Uka, ka thënë për Gazetën Express se deri më tani nuk dihen motivet e kësaj ngjarjeje tragjike.

    “Bashkë me njësitin e hetimeve rajonale kemi shkuar në vendin e ngjarjes. Aty e kemi kuptuar se viktimë e rastit është̈ N.M. 60-vjeçar. Lëndime trupore ka pësuar edhe bashkëshortja D.M. 46 vjeç dhe djali M.M. i moshës 23-vjeçare. Deri më tani nuk dihen motivet e këtij rasti”, ka thënë Uka.

    Uka deklaroi se i dyshuar është Vilson Imeraj, i moshës rreth 21-vjeçare, nga Shqipëria.

    “I dyshuar për këtë rast është Vilson Imeraj rreth 21-vjeçar nga Republika e Shqipërisë. Në vendngjarje ka qenë edhe mjekësia ligjore, trupin e pajetë të viktimës e kanë dërguar në IML në Prishtinë”, ka thënë Uka.

    Uka tha se i dyshuari i cili kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte shkuar në Deçan, është intervistuar dhe e ka pranuar veprën.

    “I dyshuari fillimisht ka ikur dhe ka shkuar në një fshat të Deçanit, ka hyrë në një shtëpi. Pronari i asaj shtëpie e kanë lajmëruar policinë, më kanë lajmëruar mua për vendndodhjen e tij. Atë e ka sjellë policia e Deçanit. Është intervistuar, faktikisht e ka pranuar veprën, por ka thënë se ka pasur presion nga viktima, e ka pranuar veprën në pika të shkurta”, tha Uka.

    Lajmin për Express mëngjesin e së martës e ka konfirmuar edhe drejtori i Policisë për Rajonin e Gjakovës, Lumni Graishta.

    “Rreth orës 03:00 të datës 07.07.2020 Policia në Gjakovë është informuar për një rast vrasje në fshatin Bardhaniq. Të gjitha njësitet relevante si njësitet patrulluese, hetuesia, forenzika, prokurori i shtetit dhe ekipi mjekësor i janë përgjigjur vendit të ngjarjes. Mjeku ka konstatuar vdekjen e viktimës ndërsa dy personave tjerë iu është dhënë ndihma e nevojshme mjekësore”, deklaroi Graishta.

    Nga Rubrika
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një sasi e drogës e dyshuar të jetë e llojit kokainë dhe një armë e zjarrit janë gjetur në një veturë të...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Një person është arrestuar mbrëmjen e së shtunës në Prishtinë, konkretisht në lagjen Vetërnik. I dyshuari derisa ka qenë duke lëvizuar me...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryetari i Podujevës Shpejtim Bulliqi, ka shprehur pikëllim për vdekjen e Hilmi Ukës, i cili ishte mësimdhënës dhe drejtor shkolle. Ai tha...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Ish-konkurrentët e edicionit të tretë të Big Brother VIP Kosova, Arioni dhe Diana janë fotografuar së bashku. Ata krijuan lidhje sa ishin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Leo është bërë nervoz pasi dështoi në sfidën për kapitenin e javës. Madje ai thotë se Fitimit nuk i duhet asgjë avantazhi...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në pikën kufitare në Merdarë, sot është paraqitur një autobus me targa vendore, ku gjatë kontrollit të mjetit, janë selektuar për skanim...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është shprehur se viti 2024 ka qenë viti i pasaportës së vendit tonë. Përmes një postimi në...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Në një bisedë me një gazetar, Ilir Tahiri, kandidati për deputet i PDK-së, shprehu shqetësimin për qëndrimet e Albin Kurtit ndaj UÇK-së....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.