×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjykata e Mitrovicës cakton masë paraburgimi për 8 të arrestuarit në aksionin kundër kontrabandës me ar*më

    FrontOnline
    20 Mars 2025

    Gjykata Themelore në Mitrovicë u ka caktuar masë paraburgimi prej një muaji tetë personave të arrestuar një ditë më parë, nën dyshimet për kontrabandë me armë.

    Më 19 mars, autoritetet e sigurisë zhvilluan një aksion në 21 lokacione në Mitrovicën e Jugut, Mitrovicën e Veriut, Vushtrri, Skenderaj dhe Leposaviq, ku arrestuan 16 persona dhe konfiskuan armë e municione.

    Seanca për caktimin e masës së paraburgimit është mbajtur në mesditën e së enjtes në Gjykatën Themelore të Mitrovicës, me kërkesë të Prokurorisë.

    Prokuroria tha se për të dyshuarit, B.H, I.P dhe O.B, kërkon paraburgim pasi ata dyshohet se kanë kryer veprat penale “detyrim” dhe “import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbimi, ndërmjetësim ose shitje e paautorizuar e armëve apo material plasëse”.

    Ndërkaq, A.S, T.R, A.B, Sh.S dhe NR, po ashtu dyshohen për veprën që ka të bëjë me importin, eksportin, prodhimin e shitjen e paautorizuar të armëve.

    Policia deklaroi se aksioni i 19 marsit u krye pas hetimeve disamujore.

    Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, tha më 19 mars për Radion Evropa e Lirë se në mesin e të arrestuarve është dhe një zyrtar policor, i cili është pezulluar nga puna.

    “Polici është pezulluar përkohësisht gjatë arrestimit, deri në përfundimin e hetimeve. Nëse është i pafajshëm, do të kthehet në punë”, deklaroi ai.

    REL-i mësoi nga burimet e saj se polici i arrestuar është nga radhët e komunitetit serb.

    Autoritetet e sigurisë nuk kanë dhënë hollësi se nga cilat vende apo në cilat shtete mund të kenë importuar dhe eksportuar të dyshuarit.

    Edhe më herët, Policia e Kosovës ka gjetur dhe konfiskuar armatim kohë pas kohe, veçanërisht në pjesën veriore të shtetit, të banuar me shumicë serbe.

    Nga Rubrika
    Lajme23 Mars 2025
    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit....
    Lajme23 Mars 2025
    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit. Dedaj, Presidenten Osmani...
    Lajme23 Mars 2025
    Një person është arrestuar në Zubin Potok të shtunën, pasi në gjendje të dehur në një kafiteri kishte goditur me një shishe...
    Të tjera
    Lajme23 Mars 2025
    10 persona janë arrestuar në Gjakovë nën dyshimin për organizim të skemave piramidale. Gjatë kontrollit në dy lokacione janë gjetur dhe sekuestruar...
    Lajme23 Mars 2025
    Një burrë ka raportuar se persona të panjohur kanë hyrë në shtëpinë e tij dhe kanë vjedhur stoli ari, para të gatshme...
    Lajme23 Mars 2025
    Një grua dyshohet se është dhunuar dje në Prishtinë. I dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje. “DHUNIM- Prishtinë /22.03.2025 –...
    Lajme23 Mars 2025
    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi në tremujorin e parë...
    Lajme23 Mars 2025
    Sot janë bëhen 36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u...
    Lajme23 Mars 2025
    Partia Demokratike e Kosovës sot do të mbajë konferencë për media. Konferenca do të mbahet në selinë qendrore të kësaj partie. Ndërkaq...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.