×
  • Lajme
  • Lajme

    Spahiu me kritika për Osmanin: U tregua jo patriote dhe egoiste, kontaktet i shfrytëzoj për njohje personale dhe jo për Kosovën

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Analisti politik, Nexhmedin Spahiu, në një prononcim për FrontOnline ka dhënë kritika në drejtim të shefes së shtetit të Kosovës, Vjosa Osmanit.

    Spahiu, thotë se Osmani ka pasur kontakte të shumëta gjë që sipas tij ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishtën

    ‘’Nuk ishte e pritshme që Osmani të ishte neutrale sepse vinte nga një forcë politike, mirë po edhe partia e saj e ka braktisur. Në aspektin e marrëdhënieve ka pasur kontakte të shumta gjë që ia ka mundësuar për faktin se është një femër dhe më lehtë me depërtua dhe duke folur mirë anglishten, ka mundur të ketë kontakte, por këto kontakte nuk sollën ndonjë fryt për Kosovën.’’ thotë ai.

    Spahiu, potencon se e para e shtetit kontaktet e saja me ndërkombëtar i ka shfrytëzuar për njohje personale dhe jo për dobi të Kosovës.

    ‘’Ajo këto kontakte i ka shfrytëzuar më shumë për njohje personale por jo për dobi të Kosovës’’ deklaron ai.

    Madje, për analistin Spahiu, Osamani del të jetë edhe jo patriote, për faktin se e para e vendit i referohet Kosovës kur flet në gjuhën angleze si ‘’Kosovo’’ dhe jo ‘’Kosova’’.

    ‘’Thjeshtë Osmani jo-patriotizmin e saj e ka treguar në shumë raste dhe në rastin kur Kosovës i referohet si ”Kosovo” kur flet anglisht ndryshe nga Kurti dhe Gërvalla që i referohen me ”Kosova” dhe jo ”Kosovo” derisa Osmani thotë ”Kosovo”, potencon ai.

    Sipas analistit Spahiu, Presidentja Osmani, dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve, por nuk i ka sjellur dobi Kosovës.

    ‘’Ajo dëshiron të duket bukur para ndërkombëtarëve dhe kaq, por nuk i ka sjellur ndonjë dobi Kosovës. Gjatë luftës Rusi-Ukrainë e ka tepruar me retorikë anti-ruse, anti-Putin, ndërkohë ka mjftuar të thotë që Kosova e dënon agresionin rus në Ukrainë, kur tash po e shohim se si Trump po merret vesh me Putinin dhe Rusinë. Ajo në misionin e saj më tepër ka dashur të ekspozohet si një person dhe të tregoj egoizëm, por nuk i është bërë vonë për interesat e Kosovës.’’ Përfundoi ai.

    Katër vitet e Presidentes Osmani/ Në shërbim të Kurtit dhe jounifikuese

    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2025
    Njohësi i ekonomisë, Arton Muhaxheri, për FrontOnline ka folur lidhur me mënyrën si janë shpenzuar mbi 29 milionë euro nga institucionet qeveritare...
    Lajme22 Prill 2025
    Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se tashmë është kthyer në operim njësia A-4 në termocentralin Kosova A. Sipas këtij njoftimi, kjo...
    Lajme22 Prill 2025
    Raportohet se minatorët e Flotacionit të Kishnicës janë futur në grevë Arsyeja e ndaljes së punës është se ata ende nuk i...
    Të tjera
    Kronika22 Prill 2025
    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.