×
  • Lajme
  • Lajme

    BQK: Bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), njofton se bankat presin përshpejtim të rritjes së kërkesës për kredi në tremujorin e parë të vitit 2025, me theks të veçantë për kreditë konsumuese dhe me maturitet afatshkurtër.

    “Bazuar në deklarimin e bankave në anketë, vetëm një bankë me rëndësi sistemike ka potencuar për rritje të cilësisë së aplikacioneve të pranuara nga ekonomitë familjare, ndërsa një bankë tjetër, po ashtu me rëndësi sistemike, ka deklaruar për rënie të cilësisë së aplikacioneve të pranuara nga ekonomitë familjare”, thuhet  raportin e BQK-së ‘Anketa e Kreditimit Bankar  Kosovë’.

    Sa i përket cilësisë së portfolios kreditore për ekonomitë familjare, BQK njofton se dy banka me rëndësi sistemime deklaruan për rënie të nivelit të kredive jo-perforumese.

    Ndërsa, bankat e tjera deklaruan nivel kryesisht të pandryshueshëm. Cilësia e portfolios kreditore për ekonomitë familjare nuk pritet të ketë ndryshime gjatë tremujorit të parë të vitit 2025, sipas deklaratave të bankave.

    “Për tremujorin e dytë radhazi, bankat raportuan një rritje të konsiderueshme të qasjes në financim. Financimi nga depozitat e ekonomive familjare ka shënuar rritje më të theksuar nga tremujori paraprak, ndërsa depozitat e korporatave jo-financiare shënuan rritje por më të ulët nga tremujori i kaluar. Për më tepër, disa banka deklaruan rritje të financimit nga institucionet financiare ndërkombëtare gjatë tremujorit të katërt të vitit 2024”, thuhet në raportin e BQK-së.

    Nga Rubrika
    Lajme19 Prill 2025
    Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (Albanian American Relations Council) dhe Oda Ekonomike Amerikane  kanë dalë me një qëndrim dhe thirrje të përbashkët duke...
    Lajme19 Prill 2025
    Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Gazmend Muhaxheri, për FrontOnline është shprehur kundër idesë për të shkuar në zgjedhje të jashtëzakonshme...
    Lajme19 Prill 2025
    Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të...
    Të tjera
    Lajme19 Prill 2025
    12:00, në të njëjtën orë me vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, në Prishtinë do të protestohet kundër shtrenjtimit të energjisë elektrike....
    Lajme19 Prill 2025
    Sot me fillim nga ora 12:00 do të vazhdojë seanca konstituive e Kuvendit të Kosovës. As në seancën e kaluar nuk arriti...
    Lajme19 Prill 2025
    Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka kujtuar masakrën në Ribar të Vogël të Lipjanit, ku me një minutë heshtje nderuan viktimat, përfshirë...
    Lajme18 Prill 2025
    Organizata që merren me të mbijetuarat dhe të mbijetuarit e dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë kanë lansuar më 14.04.2025  fushatën...
    Lajme18 Prill 2025
    Vlora Çitaku nga radhët e PDK-së, ka komentuar seancën e nesërme që do të mbahet në Kuvendin e Kosovës, e cila është...
    Bota/Rajoni18 Prill 2025
    Në rrugën magjistrale Kërçovë-Gostivar, gjegjësisht në fshatin Trapçindoll të Maqedonisë së Veriut ka ndodhur një aksident i rëndë komunikacioni ku e kanë...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.