×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Publikohet në fletoren zyrtare italiane marrëveshja për pensionet me Shqipërinë

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Qeveria italiane e ka shpallur në gazetën zyrtare marrëveshjen e re me Shqipërinë për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore ndërmjet dy vendeve.

    Marrëveshja është nënshkruar në shkurt të vitit të kaluar dhe pritet të hyjë në fuqi brenda disa javësh dhe do të sigurojë përfitime të rëndësishme për qytetarët e të dyja shteteve.

    Kjo marrëveshje garanton të drejtat e shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Itali, si dhe të italianëve që kanë punuar dhe kontribuar në Shqipëri.

    Kjo përfshijnë skemat e sigurimeve shoqërore për pensionet e pleqërisë, pensionet për invaliditet, pensionet familjare, sigurimin për sëmundjet dhe lejen e lindjes, si dhe sigurimin e papunësisë.

    Rreth gjysmë milioni shqiptarë dhe 4 mijë italianë do të përfitojnë nga kjo marrëveshje, që është një hap i rëndësishëm për lehtësimin e procedurave të pensioneve ndërkufitare.

    Në përputhje me marrëveshjen, është miratuar një fond prej 12 milionë eurosh për vitin 2025, me rritje të vazhdueshme për vitet në vijim: 13.6 milionë euro për vitin 2026, 13.1 milionë euro për vitin 2027, dhe rritje të mëtejshme deri në 23.4 milionë euro për vitet pas 2031.

    Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme me shumë shtete, duke përfshirë Turqinë, Belgjikën, Hungarinë, Luksemburgun, dhe shumë të tjera, për të garantuar mbrojtjen e të drejtave të siguruarve shqiptarë jashtë vendit.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Të tjera
    Kronika22 Prill 2025
    Shtatë persona kanë rënë në pranga mëngjesin e së hënës përgjatë një operacioni të madh policor në Kaçanik, lidhur me vrasjen e...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Një sondazh i ri i kryer nga McLaughlin & Associates në bashkëpunim me Top Channel dhe i publikuar në emisionin Top Story...
    Bota/Rajoni22 Prill 2025
    Me vdekjen e Papa Françeskut, në Vatikan hapet një seri e gjatë ngjarjesh që do të çojnë në konklavën për zgjedhjen e...
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.