×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjykata turke urdhëron burgosjen e Imamoglut

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Një gjykatë zyrtarisht e ka arrestuar kryetarin e Stambollit dhe rivalin kyç të presidentit Recep Tayyip Erdogan më 23 mars dhe e ka urdhëruar atë të dërgohet në burg deri në përfundimin e gjykimit lidhur me akuzat për korrupsion.

    Kryetari i Stambollit, Ekrem Imamoglu, ishte ndaluar pas një bastisjeje në shtëpinë e tij më herët gjatë javës, duke nxitur valën më të madhe të protestave në Turqi për më shumë se një dekadë. Arrestimi i tij po ashtu ka thelluar shqetësimet lidhur me demokracinë dhe sundimin e ligjit në Turqi.

    Burgosja e tij gjerësisht shihet si lëvizje politike për të larguar një kundërshtar kyç nga gara e ardhshme presidenciale, që aktualisht është caktuar që të mbahet më 2028.

    Zyrtarët qeveritarë kanë mohuar akuzat se veprimet ligjore ndaj figurave opozitare janë të motivuara politikisht dhe kanë insistuar se gjykatat e Turqisë veprojnë në mënyrë të pavarur.

    Kjo parti ka vendosur në mbarë vendin kuti simbolike të votimit – duke i quajtur “kuti të solidaritetit” – dhe duke lejuar qytetarët, që nuk janë anëtarë të partisë, që të shprehin mbështetjen e tyre për kryetarin e Stambollit.

    Arrestimi i kryetarit shënon një përshkallëzim të shtypjes së Qeverisë ndaj figurave opozitare dhe zërave kritikë.

    Para arrestimit të tij, Imamoglu veçse përballej me disa raste penale që mund të rezultonin me dënim me burgim dhe me një ndalesë politike. Ai ishte në proces të apelimit të një dënimi të shqiptuar më 2022 për fyerjen e anëtarëve të Këshillit Suprem Zgjedhor të Turqisë.

    Më herët gjatë javës, një universitet anuloi diplomën e tij, duke thënë se kishte pasur parregullsi gjatë transferimit të Imamoglut nga një universitet privat në Qipro rreth 30 vjet më parë. Ky vendim në mënyrë efektive ia ndalon atij që të garojë për president, pasi ky post kërkon që kandidatët të kenë diploma universitare. Imamoglu është zotuar se do ta sfidojë vendimin.

    Imamoglu ishte zgjedhur kryetar i qytetit më të madh në Turqi në mars të vitit 2019, duke i dhënë një goditje të rëndë Erdoganit dhe partisë së tij e cila kishte udhëhequr me Stambollin për një çerek shekulli. Partia e Erdoganit kishte tentuar që të anulonte rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke pretenduar se kishte pasur parregullsi.

    Pas kësaj, zgjedhjet u përsëritën dhe Imamoglu fitoi sërish. /REL/

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në një deklaratë të...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump ka reaguar për vdekjen e Papa Fransçeskut. Mesazhin e tij e përcjellë faqja...
    Të tjera
    Lajme21 Prill 2025
    Një delegacion i lartë i Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës (BQK), i kryesuar nga Guvernatori Ahmet Ismaili, anëtarja Joekzekutive e Bordit...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Kryetari i Ulqinit, Genci Nimanbegu, ka bërë thirrje publike për qytetarët që nesër në ora 11:00 të mblidhen para Parlamentit të Malit...
    Lajme21 Prill 2025
    Analisti Sadri Ramabaja ka deklaruar se që nga sot Lëvizja Vetëvendosje mban shumëfish më shumë përgjegjësi, dhe se kjo, sipas tij, është...
    Lajme21 Prill 2025
    Ka vdekur në moshën 81-vjeçare profesori i Fakultetit të Shkencave Matematike-Natyrore, akademiku Salih Gashi. Lajmin e ka bërë të ditur profesori Arsim...
    Vip21 Prill 2025
    Artistja e njohur, Rina Balaj ka paralajmëruar projektin e saj më të re muzikor. Këtë ajo e ka bërë duke publikuar një...
    Bota/Rajoni21 Prill 2025
    Papa Françesku vdiq nga një goditje në tru dhe si pasojë e dështimit të pakthyeshëm të zemrës, thuhet në një deklaratë të...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.