×
  • Lajme
  • Lajme

    Ish-ambasadori Dedaj: Osmani ishte e kundërta e unifikimit, ishte aty ku e shihte interesin personal – Bëri grushtet kur u bë Presidente

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Ish-ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, për FrontOnline, ka folur për punën katër vjeçare të presidentes, Vjosa Osmanit.

    Dedaj, Presidenten Osmani e quan të kundërtën e unifikimit, duke thënë se ajo vendos interesat e saja personale mbi të gjitha.

    ‘’Vjosa Osmani si figurë e cila do duhej të personifikonte unitetin qytetar dhe politik në Republikën e Kosovës siç e obligon edhe Kushtetuta e Kosovës, ajo në praktikë e ka bërë të kundërtën. Zonja Osmani ne fakt njihet si figurë egocentrike, përparëse dhe gjithmonë gjendet aty ku e shef interesin personal’’ thotë ai.

    Dedaj, potencon se Osmani kishte përqarë edhe LDK-në, kur ishte pjesë e saj, derisa thotë se tani nuk e di se kah do të ia mbajë.

    ‘’Në vitin 2021 kishte përqarë LDK-në, parti kjo e kishte rritur dhe bërë figurë publike, duke kaluar në VV, pastaj duke themeluar Listen GUXO, ku edhe nga aty u largua. Sdo mend se tash kur po i afrohet fundi i mandatit është duke bërë llogaritë kah të ia mbajë për të ruajtur poziten e saj si presidente e zgjedhur edhe me votat e përfaqësuesve të Listes Serbe dhe me mbështetjen e vetë Radojçiqit’’ deklaron ai.

    Sipas ish-ambasadorit, në fushën e diplomacisë, Presidentja Osmani ka dështuar totalit.

    ‘’ Ne fushën qe e mbulon funksioni dhe pozita e saj, siç është diplomacia dhe politika e jashtme,aty ka dështuat plotësisht dhe për tërë mandatin nuk i sjelli Kosovës asnjë njohje, asnjë antarësim, pos sanksioneve ndërkombëtare dhe dëmtimit tē partneritetit dhe të integrimit Euro-Atlantik’’ thotë Dedaj.

    Katër vitet e Presidentes Osmani/ Në shërbim të Kurtit dhe jounifikuese

     

    Nga Rubrika
    Lajme22 Prill 2025
    Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Ferat Shala, për FrontOnline ka folur për shpenzimet e institucioneve gjatë tri viteve të fundit,...
    Lajme22 Prill 2025
    Ka ndërruar jetë ish-kryetari i Prishtinës, Salih Gashi. Lajmin e bëri të ditur kryetari Përparim Rama. Përmes një postimi ka shprehur ngushëllimet...
    Lajme22 Prill 2025
    Ngërçi politik ka vazhduar edhe gjatë se hënës në Kuvendin e Kosovës. Partitë politike nuk po gjejnë gjuhën e përbashkët për ta...
    Të tjera
    Lajme21 Prill 2025
    Kongresistë amerikanë kanë paraqitur Rezolutën 26, e cila dënon krimet e dhunës seksuale të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe u jep...
    Lajme21 Prill 2025
    Opinionistja Meliza Haradinaj ka thënë se LDK-ja duhet të jetë më bashkëpunuese për të zhbllokuar situatën aktuale politike në vend. Ajo në...
    Lajme21 Prill 2025
    Janë përkujtuar sot 16 burra e djem të familjes Mirena në Nakardë të Fushë Kosovës. 26 vjet më parë forcat serbe i...
    Lajme21 Prill 2025
    Kryetari i Partisë Liberale Egjiptiane, Veton Berisha në një lidhje direkte në T7 ka thënë se do ta votojnë kandidaten e VV’së...
    Lajme21 Prill 2025
    Opinionistja Meliza Haradinaj në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, duke folur për bllokadën e Kuvendit për herën e katërt sot, tha se...
    Vip21 Prill 2025
    Përkundër sukseseve të mëdha, këngëtarja me origjinë shqiptare Dua Lipa, nuk i harron asnjëherë rrënjët. Dhe bukuroshja nga Peja është rikthyer në...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.