×
  • Lajme
  • Lajme

    36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës

    FrontOnline
    23 Mars 2025

    Sot janë bëhen 36 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës Më 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.

    Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.

    Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, disa prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.

    Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.

    E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq./RTK

    Nga Rubrika
    Lajme29 Prill 2025
    Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, beson se seancat konstitutive të Kuvendit të Kosovës do të vazhdojnë të dështojnë. Ai para mediave...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i VV-së, Hekuran Murati sërish ka akuzuar Opozitën për bllokim të Kuvendit të Kosovës. Ai në hollin e Kuvendit të Kosovës,...
    Lajme29 Prill 2025
    Pasi Albulena Haxhiu dështoi sërish të zgjidhet kryetare e kuvendit të Kosovës, kryesuesi i seancës konstituive Avni Dehari ka njoftuar se seanca...
    Të tjera
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti i Vetëvendosjes Hekuran Murati ka thënë se ata nukzbrapsen nga vendimin për ndryshimin e emrit të Albulena Haxhiut për kryetare të...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka vlerësuar se kandidimi i Albulena Haxhut për kryetare të Kuvendit nuk është thjeshtë një bllokim i...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Një “Marsh për Engjëjt” do të mbahet sot në Shkup, i organizuar nga familjet e të vrarëve në zjarrin tragjik në diskoteken...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Furnizimi me energji elektrike u rikthye në shumicën e Spanjës dhe Portugalisë më 29 prill pasi një ndërprerje masive e rrymës goditi...
    Lajme29 Prill 2025
    Deputeti Asllani nga komuniteti ashkali: Zgjidhja duhet të vijë nga partitë e mëdha, nuk i takon askujt t’i tregojë VV-së kë të...
    Bota/Rajoni29 Prill 2025
    Partia Liberale e Mark Carney fitoi zgjedhjet kanadeze. Në fjalimin e tij të fitores, Carney u tha mbështetësve: “Presidenti Trump po përpiqet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.