×
  • Lajme
  • Lajme

    Gjini për situatën me COVID-19: Spitali i Gjakovës po përballet me probleme, në vjeshtë situata mund të jetë më e rëndë

    FrontOnline
    28 Korrik 2020

    Gjini për situatën me COVID-19: Spitali i Gjakovës po përballet me probleme, në vjeshtë situata mund të jetë më e rëndë

    Kryetari i Komunës së Gjakovës, Ardian Gjini ka folur për situatën pandemike me COVID-19 si dhe për projektet publike të cilat janë duke u kryer në këtë komunë.

    Gjini ka thënë se gjatë kohës së pandemisë ka pasur ngecje në punët administrative në komunë, pasi një pjesë e administratës nuk ka punuar.

    Ai tha se për shkak të situatës me COVID-19, disa biznese janë dëmtuar duke përfshirë dhe gastronominë, përcjell Telegrafi.

    “Ka pas ngecje për shkak se jo gjithçka tek pjesa administrative ka shkuar si vitin e kaluar, pasi një pjesë të stafit jemi detyruar ta lëshojmë në pushim. Nëse në punë kemi më pas raste me COVID-19, atëherë me pas mundësi me i zëvendësu shërbyesit civil që mos të kemi mungesa. Këto rezerva të personelit kanë shkaktuar ngecje në procedurat të cilat i kemi, nuk janë ngecje të mëdha por prapë ka pasur ngecje. Edhe në Gjakovë sikur në gjithë Kosovën bizneset janë dëmtuar. Edhe gastronomia është dëmtuar, por edhe bizneset tjera”, ka thënë Gjini.

    Sipas tij, Komuna e Gjakovës deri në muajin qershor ka rezultuar si një ndër komunat me më pak raste, por siç tha ai numri i rasteve për momentin është rritur.

    Ai theksoi se numri i rasteve të të infektuarve është në rritje e sipër, si dhe siç u shpreh ai spitali i Gjakovës është duke u përballur me probleme.

    “Deri në qershor kemi qenë ndër komunat me më pak raste. Në total kemi pas 16 raste, tash kemi më shumë raste. Dje e kemi pas një takim virtual me kryeministrin dhe me të gjithë kryetarët e komunave. Të gjithë e kanë punën e vet, por unë besoj që duhet me pas shtrëngime, në numrin e limituar të njerëzve. Kosova ka problem, numri është shumë i madh i rasteve. Spitalet tona kanë problem në Gjakovë, e kemi reduktuar një pjesë të stafit, e kemi reduktuar numri e stafit sikur në të gjitha spitalet. Kur të arrijmë në vjeshtë do të kemi probleme jashtëzakonisht të mëdha”, ka thënë Gjini.

    Kryetari i Komunës së Gjakovës, po ashtu foli edhe për kandidimin e tij në zgjedhjet e ardhshme, ku tha se do të kandidoj dhe për një mandat.

    “Në planet që i kam tash do të kandidoj edhe për një mandat. Jo të gjitha punët do të kryhen deri në fund të mandatit tim. Ka pas rritje shumë, do të bëhet bilanci në fund. Projektet të cilat janë të mëdha për nga vlera është rruga ‘Bujar Roka’, që e kalon shumën 3 milion euro, por projekti i cili ka me mbet në kujtesën e qytetarëve është lumi ‘Krena’, në vlerë prej 1.5 milion euro”, tha ai.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.