×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjermania thotë se ka kapacitete për t’i testuar të gjithë udhëtarët që kthehen

    FrontOnline
    29 Korrik 2020

    Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë në Gjermani, Teresa Nauber, ka thënë se ky shtet ka kapacitete për t’i testuar për koronavirus të gjithë personat që kthehen nga vendet e huaja.

    Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka thënë se të gjithë udhëtarët që kthehen në Gjermani nga shtetet që qeveria i cilëson si zona me rrezik të lartë do të jenë të detyruar të testohen për koronavirus duke filluar nga java e ardhshme.

    Sipas kësaj ministrie, testet do të jenë falas për udhëtarët, sepse shpenzimet për këtë aspekt do t’i mbulojë qeveria qendrore. Vendi ka plane që të ofrojë testim falas edhe për udhëtarët që vijnë nga vende me rrezik më të ulët, përfshirë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Zëdhënësja e Ministrisë së Shëndetësisë shtoi se qeveria planifikon ta ketë të rregulluar planin për testim falas para fundit të kësaj jave, ndërsa testimi obligativ pritet të fillojë javën e ardhshme.

     

     

    Vendimi për testim të detyrueshëm erdhi pasi instituti për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” shprehi shqetësim të thellë për rritjen e numrit të rasteve të koronavirusit në Gjermani, e cila, sipas shkencëtarëve, është shkaktuar pjesërisht edhe nga udhëtarët e infektuar që janë kthyer nga vendet tjera.

    Nga Rubrika
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i PDK-së, Mërgim Lushtaku, është deklaruar sërish para gazetarëve te Kuvendi i Kosovës, ku është pyetur për çështjen e presidentit. Pasi...
    Lajme04 Mars 2026
    Kryeministri Edi Rama mblodhi sot në selinë rozë deputetët e Tiranës dhe të gjithë drejtuesit socialistë të të gjitha njësive. Top Channel...
    Front TV04 Mars 2026
    Partia Demokratike e Kosovës nuk do të votojë Andin Hotin, nëse ai kandidohet për president nga LVV-ja, ashtu siç është raportuar nga...
    Të tjera
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se e ende nuk kanë marrë ftesë për mbajtjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefi i grupit parlamentar i AAK-së, Besnik Tahiri e ka kritikuar partinë fituese, pra Lëvizjen Vetëvendosje e cila, sipas tij, ka përgjegjësinë...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e deputetëve të LDK-së, Jehona Lushaku Sadriu ka thënë se LVV ka përgjegjësinë për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri...
    Lajme04 Mars 2026
    Shefja e grupit parlamentar të LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu pyetur nga gazetarët nëse presidentja Vjosa Osmani do të kthehej të garonte me LDK-në...
    Sport04 Mars 2026
    Edon Zhegrova mund të ndryshojë kampionat pas një sezoni në Itali. Futbollisti kosovar është prej kohësh në shënjestrën e Evertonit, që kërkon...
    Lajme04 Mars 2026
    Mbledhja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje duket se ka përfunduar. Kjo pasi që deputetët e kësaj partie janë parë teksa dalin...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.