Instituti gjerman për sëmundje ngjitëse “Robert Koch” ka njoftua se gjatë 24 orëve të kaluara në Gjermani janë shënuar tre të vdekur nga koronavirusi.
Në këtë mënyrë, numri i përgjithshëm i viktimave të sëmundjes së re në ekonominë më të fuqishme evropiane shkoi në 8,957, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.
Përpos rasteve fatale, gjatë kësaj periudhe u shënuan edhe 256 infektime të reja dhe shifra e përgjithshme e të prekurve shkoi në 193,499.
Ndryshe, qeveria gjermane tashmë i ka larguar kontrollet kufitare me shtetet anëtare të Bashkimit Evropian dhe me disa vende të tjera.
Ndonëse është në mesin e shteteve evropiane me numrin më të lartë të personave të infektuar, Gjermania ka regjistruar shumë më pak viktima se Britania e Madhe, Franca, Italia e Spanja.

Të tjera
-
21:48 | 22 Maj 2022
-
21:30 | 22 Maj 2022
-
21:27 | 22 Maj 2022
-
21:25 | 22 Maj 2022
-
21:23 | 22 Maj 2022
-
21:04 | 22 Maj 2022
-
20:48 | 22 Maj 2022
-
20:39 | 22 Maj 2022
-
20:37 | 22 Maj 2022
-
20:35 | 22 Maj 2022
-
20:27 | 22 Maj 2022
-
19:58 | 22 Maj 2022