×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Gjendja e jashtëzakonshme në Maqedoninë e Veriut mbaron sot, të mërkurën nis fushata zgjedhore

    FrontOnline
    22 Qershor 2020

    Nga sot përfundon gjendja e jashtëzakonshme tetë ditëshe e shpallur nga presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.

    Gjendja e jashtëzakonshme, e pesta me radhë ishte shpallur me 15 qershor me qëllim që të realizohen përgatitjet e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me 15 korrik, pas marrëveshjes mes dy liderëve, të LSDM-së Zoran Zaev dhe të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski.

    Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, sipas listave të dorëzuara në KSHZ, do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1598 kandidatë.

    Fushata zgjedhore nis të mërkurën, me 24 qershor, ndërsa mbaron me 12 korrik. Partitë gjatë fushatës do të duhen të respektojnë masat për mbrojtje nga pandemia Covid-19.

    Votimi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të realizohet për tre ditë, ndërsa do të votohet nga ora 07:00 deri në ora 21:00.

    Më 13 korrik do të votojnë personat e diagnostifikuar me Covid-19 si dhe personat të cilët kanë vendim për vetizolim.

    Më 14 korrik do të votojnë personat me sëmundje kronike si dhe personat e tjerë që sipas Kodit Zgjedhor votojnë një ditë para mbajtjes së zgjedhjeve.

    Zgjedhjet e parakohshme parlamentare duhej të mbahen me 12 prill, por për shkak të krizës me koronavirusin e ri (Covid-19) si dhe për shkak të shpalljes së gjendjes së parë të jashtëzakonshme në muajin mars, qeveria maqedonase përmes urdhëresës me fuqi lidhore ndërpreu të gjitha veprimet zgjedhore./

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.