15:01 | 22 Qershor 2020
Një 22-vjeçar shqiptar është gjendur pa shenja jete në Kretë të Greqisë.
Ngjarja e rëndë mësohet se ka ndodhur mëngjesin e sotëm.
Mediat greke raportojnë se i riu, identiteti i të cilit nuk është bërë ende i ditur është gjetur i pajetë brenda banesës së mikut të tij, ku po qëndronte kohët e fundit.
Ka qenë pronari i banesës, ai i cili e ka gjetur 22-vjeçarin e më pas ka njoftuar autoritetet.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje e po heton mbi ngjarjen e rëndë. Ndërkohë pritet përgjigjja nga autopsia për të hedhur dritë mbi vdekjen e shqiptarit. Gjithashtu sipas hetimeve të deritanishme, dyshohet se vdekja mund të ketë ardhur si shkak i mbidozës, pasi i riu njihej si përdorues i lëndëve narkotike.

Cilësi, gatim dhe shpërblim
Sponsoruar
Të tjera
-
09:18 | 17 Maj 2022
-
09:12 | 17 Maj 2022
-
09:12 | 17 Maj 2022
-
09:09 | 17 Maj 2022
-
09:07 | 17 Maj 2022
-
09:05 | 17 Maj 2022
-
09:02 | 17 Maj 2022
-
09:00 | 17 Maj 2022
-
08:59 | 17 Maj 2022
-
08:52 | 17 Maj 2022
-
08:36 | 17 Maj 2022
-
08:34 | 17 Maj 2022