
Zëvendësministri në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bajram Gecaj në një postim të tij në Facebook ka shkruar se po kërkohet që disa nga ‘shtyllat’ e LDK-së të margjinalizohen apo largohen tërëisht nga lidershipi.
Gecaj thotë se një nga këto shtylla është edhe Agim Veliu, i cili mori plumb për partinë e pa të cilin Podujeva do të ishte humbëse.
Postimi i plotë:
LDK – simbiozë gjeneratash!
Për dallim nga sakrificat tona të përgjithshme, LDK-së i ishte dashur të ballafaqohej edhe me kriminelët shqipfolësi të cilët sulmuan e vranë shumë aktivistë për qëllime të pastra politike. Megjithatë, dëgjohen sot zëra, kryesisht të rivalëve, duke na “këshilluar” që shtyllat të cilat ndërtuan këtë ngrehinë politike e kombëtare t’i margjinalizojmë apo t’i largojmë tërësisht nga lidershipi. Fatkeqësisht, këtyre zërave, për shkak të padijes apo edhe të sherrit, u bashkohen edhe disa zëra nga brenda. Njëra nga shtyllat e tilla, që mori edhe plumb për partinë, është Agim Veliu, pa të cilin Podujeva do të mund të shndërrohej në një komunë humbëse, ashtu siç ndodhi me shumë komuna të tilla në të cilat humbëm aktivistë të devotshëm. LDK ka qenë, është dhe përherë duhet dhe do të mbetet një simbioze gjeneratash!