×
  • Lajme
  • Lajme

    Gashi: Mustafa e tha prerë, PDK mund të jetë pjesë e Qeverisë

    FrontOnline
    25 Gusht 2020

    Avokati Tomë Gashi vlerëson se Qeveria Hoti çdo herë ka probleme me numrat në Kuvend, ndaj si e tillë mund të vihet edhe në pikëpyetje legjitimiteti i saj.

    Kjo meqë në Gjykata Kushtetuese ende është duke trajtuar rastin e çështjes së votës së njërit nga deputetët i cili ishte i dënuar me burg, njofton Klan Kosova.

    ”Prej rrëzimit të Qeverisë më të mirë që e kemi pasur në Republikën e Kosovës, atë të Albin Kurtit, kjo qeveri e tanishme e Kryeministrit Hoti, ka gjithmonë probleme të numrave në Kuvend”.

    ”Ne ende nuk e dimë saktësisht a i ka pasur numrat për tu formuar Qeveria Hoti, meqë rasti tashmë është në Gjykatën Kushtetuese – për shkak se njëri nga deputetët e pakicave, duket që edhe në kohën kur ka votuar në Qeverinë Hoti, ka qenë i dënuar me dënim burgimi prej një viti e gjysmë”.

    ”Sidoqoftë, ai më nuk është pjesë e Parlamentit të Kosovës. Por nëse Kushtetuesja vendos që nuk ka pasur të drejtë të votojë, do të vihej në pikëpyetje krejtësisht legjitimiteti i Qeverisë Hoti”.

    ”Përveç numrave, dhe përveç kërcënimeve direkt që po jepen nga ana e AAK-së dhe kreu i saj Ramush Haradinaj, presidenti i LDK-së Isa Mustafa, që e bënë çdo lëvizje që në mënyrë elokuente e kryen Kryeministri Hoti – atëherë ai deklaroi sot një porosi se mund të ketë një rikonfigurim të Qeverisë së tanishme”.

    Si e shihni reagimin e sotëm të kreut të Lidhjes Demokratike të Kosovës?

    ”Deklarata e Isa Mustafës është kundërpërgjigje direkt ndaj Ramush Haradinajt. Dhe ai e tha se kjo ka të bëjë edhe me debatet televizive, meqë ka disa javë që po përsëritet tendenca e Ramush Haradinajt që nëse nuk e merr postin e Presidentit të Kosovës, mund të bie kjo Qeveri”.

    ”Kreu i LDK-së, ka dhënë mesazh të qartë, që përveç Aleancës mund të ketë edhe të interesuar të tjerë, që aludon haptas në Partinë Demokratike të Kosovës”.

    ”Por PDK duket ende nuk ka një përgjigje ndaj ofertave të vazhdueshme apo joshjes që të hyjë në Qeveri”.

    A do ta shohim AAK-në në opozitë, ndërsa PDK-në pjesë të Qeverisë Hoti?

    ”PDK-ja po e luan lojën mirë”.

    ”Meqë s’është duke u deklaruar saktësisht, përveç deklaratave se do t’ju përmbahen vendimit të qytetarëve të Kosovës por edhe të PDK-së se do mbesin në opozitë – mirëpo mund të ketë ndryshime momentale”.

    ”Mesazhi i Isa Mustafës ishte i qartë dhe i prerë. Nëse AAK, vazhdon ta kërkojë postin e presidentit në mënyrën siç po e kërkon në formë të shantazhit, atëherë por duket që PDK mund të jetë jo si parti rezervë, por do të hyjë në Qeverinë Hoti”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.