Gjuha:
×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Fushata pati sukses, Apple vendos Kosovën në hartë

    FrontOnline
    3 vite më parë

    197 mijë e 175 persona të cilët e kanë nënshkruar peticionin “Put Kosovo on Apple Maps”, ia kanë arritur qëllimit. Kosova tashmë është vendosur në hartat e Apple.

    Peticioni i nënshkruar nga 197 mijë e 175 qytetarë në change.org, duket se ka pasur sukses. Apple ka vendosur Kosovën në hartat e saj.

    Kjo është bërë e ditur në faqen change.org ku edhe është nënshkruar peticioni.

    Nismës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple, përveç qytetarëve, i ishin bashkuar edhe shumë kosovarë suksesshëm nëpër botë.

    Ndër emrat e njohur që kishin kërkuar vendosjen e Kosovës në hartat e Apple ishin edhe këngëtaret Rita Ora, Dua Lipa e Bebe Rexha.

    Ato kishin shpërndarë nëpër profilet e tyre në rrjetet sociale kërkesën ndaj Apple, për ta vendosur Kosovën në hartë.

    Por përveç të famshmëve, të zëshëm ishin edhe qytetarët të cilët të zhgënjyer nga Apple për mosvendosjen e Kosovës në hartat e tyre, kishin kërkuar me ngulm që Kosova të jetë pjesë e këtyre hartave.

    Fushatës për vendosjen e Kosovës në hartat e Apple i ishin bashkuar edhe politikanët kosovarë.

    Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, kishte thënë se aplikacionet e Apple janë zhvilluar në Kosovë, prandaj qartazi Kosova është pjesë e botës së Apple.

    “Shumë nga aplikacionet tuaja në App Store janë zhvilluar në Kosovë, me shumë tjera që do të zhvillohen pasi ju i bëtë shërbimet tuaja të qasshme këtu. Apple, Kosova është qartazi pjesë e botës tuaj, të sigurohemi që të kemi mundësi ta shohim atë edhe në hartën tuaj”, kishte shkruar Osmani.

    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, bashkë me homologun e saj në Shqipëri, Gent Cakajn, i kishin dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave për të vendosur kufijtë e Kosovës në në shërbimin e Apple Maps.

    “Në bashkërendim të plotë me Ministren e Jashtme dhe Diasporës së Republikës së Kosovës, znj. Meliza Haradinaj-Stublla, sot i kam dërguar një letër drejtorit ekzekutiv të Kompanisë Apple, z. Tim Cook, për t’i kërkuar marrjen e masave të nevojshme për të paraqitur kufijtë e saktë të Republikës së Kosovës në shërbimin e Apple Maps. Republika e Kosovës është njohur prej shumicës së shteteve të botës demokratike dhe, ashtu siç ka vendosur vetë Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, shpallja e pavarësisë së Kosovës është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Ndaj, presim që Apple Inc. të marrë vendimin e drejtë duke vendosur kufijtë e Republikës së Kosovës në hartat e shërbimeve të saj”, kishte shkruar Cakaj.

    Atdhe Xharavina eliminohet nga Big Brother VIP Kosova
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Bashkisë së Bordosë i është vënë zjarri nga protestuesit në Francë. Më shumë se një milion njerëz dolën në rrugë në të...
    Lajme24 Mars 2023
    Ish-i mbijetuari i masakrës në burgun e Dubravës, invalidi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sadik Zeqiri, sa herë që vjen data 24...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Pentagoni raportoi se një kontraktor amerikan u vra dhe pesë trupa ushtarake amerikane, si dhe një kontraktor tjetër, u plagosën në një...
    Të tjera
    Lajme24 Mars 2023
    Ekipet e “Xhenios” të Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur ndërtimin e urës mobile në fshatin Aqarevë të...
    Lajme24 Mars 2023
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me kabinetin e tij qeveritar, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Dëshmorët e Kombit” në...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    “Jemi në mes të procesit për anëtarësimin në NATO. Turqia ka njoftuar se do ta ratifikojë kërkesën tonë para zgjedhjeve. Të njëjtën...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Çdo përpjekje e Ukrainës për të marrë gadishullin e Krimesë do të ishte një arsye për Rusinë që të përdorte “absolutisht çdo...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Disa lëkundje tërmeti janë ndjerë në orët e para të ditës së sotme në zonën mes Korçës dhe Ersekës. Sipas IGJEUM lëkundja...
    Bota/Rajoni24 Mars 2023
    Franca është e përfshirë nga protestat e dhunshme, kundër reformës së pensioneve. Një ditë me parë protestat degjeneruar në përleshje në të...

    FrontOnline, © 2023 Të gjitha të drejtat e rezervuara.