×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Foshnja njëvjeçare me leukemi që ka vetëm një muaj kohë për të gjetur qelizat burimore

    FrontOnline
    04 Korrik 2020

    Nëna e një vajze 21-muajshe, që lufton me një formë të rrallë të leukemisë, është duke u përgjuar për dhuruesit e qelizave burimore të gjakut, pasi vajzës së saj i janë dhënë vetëm tri javë për të gjetur qelizat që i përshtaten për të shpëtuar jetën.

    Liya Gumusoz është diagnostikuar me leukemi akute myeloide, një lloj i rrallë dhe agresiv i kancerit, i cili prek një në 3100 persona.

    Prindërit e saj, Ufuk dhe Hatice Gumusoz, kanë pranuar lajmin e hidhur kur doktorët thanë se Liya, fëmija i parë dhe i vetëm i tyre, duhet të ketë një transplant të palcës kockore deri në fund të korrikut për të shpëtuar.

    Prindërit e Liyas, që me origjinë janë nga Turqia, por që jetojnë në Twickenham të Anglisë, së pari hetuan se diçka nuk është në rregull në fillim të vitit. Liya është lodhur shumë shpejtë, ka humbur oreksin dhe kishte fryrje të pazakonta në trupin e saj.

    Kur Liya kishte vështirësi për të ecur, prindërit e saj e kuptuan se diçka nuk është në rregull.

    “Ishte e diel në mëngjes. Ajo është zgjuar përsëri duke bërtitur dhe nuk ishte në gjendje të lëvizte fare”, ka thënë nëna e saj.

    Pasi shikoi në internet për arsyet e mundshme, Hatice Gumusoz kuptoi se mund të bëhet fjalë për leukemi.

    “Jam lutur që mos të jetë leukemi”, ka thënë ajo duke qarë. “Foshnja jonë ishte shumë mirë deri atëherë”.

    Hatice Gumusoz ka kaluar vetën nëntë net në shtëpi në tre muajt e fundit. Liya ka pasur teste dhe skanime të ndryshme në spital. Pas pandemisë vetëm njërit prind i është lejuar të shoh atë. Prindërit e tmerruar kanë pritur për lajme për shëndetin e vajzës, por nata më e keqe ishte kur një hematolog konfirmoi se Liya ka leukemi.

    “Nuk kam mundur të marr frymë. Kam ndier se zemra më është shpuar pa ndalë. Unë thjesht u largova, gjithçka që doja ishte të dilja nga dhoma dhe të shkoja të përqafoja fëmijën tim”, ka thënë Gumusuz, raporton Sky News.

    Liya filloi kimioterapinë, por ajo nuk mjafton për të mposhtur leukeminë.

    Për shkak të agresivitetit të kancerit, mundësia e vetme e saj për të mbijetuar është që të gjendet një donator i qelizave burimore të gjakut.

    Vetëm dy për qind e popullatës në Mbretërinë e Bashkuar është në regjistrin e dhuruesve të qelizave burime të gjakut. Numri i dhuruesve potencial ka rënë në mënyrë drastike gjate pandemisë.

    Aktualisht askush nuk është në regjistër i afërt mjaftueshëm gjenetikisht me Liyan.

    “E di që po kalojmë kohë të vështirë me këtë bllokim, por janë gjithë këta fëmijë që kanë nevojë për transfuzion të gjakut. Atyre iu duhet një ndihmë bazike vërtetë”, ka thënë nëna e dëshpëruar.

    “Njerëzit duhet të dhurojnë, është vetëm gjaku i tyre, qelizat burimore të tyre, është procedurë e thjeshtë. Duhen vetëm disa orë për të bërë këtë dhe ju mund të shpëtoni një jetë. Kjo mund të shpëtojë atë, nuk ka mënyrë tjetër për të mbijetuar”.

    Comodita me dyshekët e saj në Panairin MOW, fiton klientë të rinj në Gjermani
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka thënë se ëndrra e tij është që shqiptarët të jetojnë në një shtet të...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Bashkia e Tiranës dhe Ambasada franceze në Shqipëri kanë nënshkruar marrëveshje në fushën e industrive kreative. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Ministri i Brendshëm Taulant Balla tha sot nga Korça, se Policia e Shtetit i ka gati masat për përballimin e fluksit në...
    Të tjera
    Lajme26 Prill 2024
    Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia i ka dhënë meritat presidentes Vjosa Osmani për sigiurimin e donacionit të pajisjes PET Scan, nga organizata...
    Lajme26 Prill 2024
    Një delegacion i Doganës së Kosovës në krye me drejtorin Agron Llugaliu janë pritur në takim nga Dogana Franceze ku u bë...
    Lajme26 Prill 2024
    Për të shtunën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë pasditës pritet të ketë reshje të izoluara shiu, kryesisht...
    Lajme26 Prill 2024
    Kryeministri Albin Kurti ka dhënë detaje mbi takimet që ka zhvilluar këtyre ditëve në Gjermani. Ai tha se kryefjala e vizitës së...
    Bota/Rajoni26 Prill 2024
    Një tërmet me magnitudë 6.1 goditi rrethin lindor të Tajvanit të Hualien këtë të shtunë (sipas kohës lokale). Njoftimi u dha nga...
    Lajme26 Prill 2024
    Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompania e njohur me seli në Zvicër “Lika Group”, themeluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.