×
  • Lajme
  • Lajme

    Forumi i liderëve politikë konfirmon mbështetjen e plotë për procesin e dialogut

    FrontOnline
    21 Korrik 2020

    Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti e ka njoftuar sot Forumin e partive politike për ecurinë e deritanishme të dialogut me Serbinë, të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, i cili, siç ritheksoi ai, duhet të përfundojë me normalizim të marrëdhënieve në mes dy vendeve dhe me njohje reciproke.

    Me këtë rast, kryeministri Hoti shtjelloi ecurinë e deritanishme të procesit të dialogut, duke nisur që nga Samiti i Parisit, mbajtur më 10 korrik 2020 nëpërmjet video-konferencës, në të cilin morën pjesë Presidenti Macron, Kancelarja Merkel, Përfaqësuesi i Lartë i Politikës së Jashtme i BE-së Borrel, Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun Lajçak dhe presidenti serb Vuçiq, video-konferenca e datës 12 korrik 2020, në mes kryeministrit të Kosovës dhe Presidentit të Serbisë, e udhëhequr nga z. Borrel dhe z. Lajcak, deri te takimi i fundit me presidentin serb në Bruksel, që është mbajtur më datë 16 korrik 2020, po ashtu me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë të BE-së

    Kryeministri Hoti, edhe me këtë rast, ka ritheksuar se i tërë procesi i dialogut do të jetë plotësisht transparent, ndërsa Kuvendi i Kosovës, Forumi i partive politike dhe opinioni i gjerë në vend do të njoftohet hollësisht për secilin takim.

    Nga ana e tyre, të gjithë përfaqësuesit e partive politike të vendit të përfaqësuara në këtë forum, i dhanë mbështetje të plotë kryeministrit Hoti dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për procesin e dialogut politik me Serbinë.

    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2025
    Presidentja Vjosa Osmani, në Ditën Përkujtimore të Policëve të Rënë në Detyrë, tha se në çdo pëllëmbë të Kosovës, është policia që...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Paris Guri, ka shkruar në profilin e tij se deputeti i VV-së, Artan Abrashi, i ka marrë 690 euro...
    Lajme26 Korrik 2025
    Agim Plashniku, qytetari i përfshirë në një konfrontim me deputeten e Lëvizjes Vetëvendosje, Fitore Pacolli, ka dorëzuar një kallëzim penal ndaj saj...
    Të tjera
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar i cili sot po qëndron në oborrin e Kuvendit të Kosovës, e që pak minuta më parë ka ndalë deputeten...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kryetari i Nismës, Fatmir Limaj, tha se nuk pret se do të ketë ndonjë ndryshim në seancën e sotme konstituive. “Jo, nuk...
    Lajme26 Korrik 2025
    Deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka folur për mediat para hyrjes në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, për të marrë pjesë...
    Lajme26 Korrik 2025
    Ministri i Financave në detyrë, Hekuran Murati para seancës së 53-të konstituive, tha se me patjetër duhet të formohen institucionet e vendit....
    Lajme26 Korrik 2025
    Një qytetar e ka quajtur “hajne” deputeten e VV-së, Fitore Pacollin. Ai u përball me Pacollin para Kuvendit të Kosovës, derisa po...
    Lajme26 Korrik 2025
    Kuvendi i Kosovës ka marrë një vendim që të mos i lejojë mediat të rrinë para hyrjes në objekt. Ky vendim, siç...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.