×
  • Lajme
  • Lajme

    Flet Ganimete Musliu për përplasjen në Kuvend: Fitore Pacolli më bëri presion, u detyrova t’i them mbylle gojën

    FrontOnline
    10 Korrik 2020

    Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka sqaruar gjithçka që ndodhi mes saj dhe deputetes Fitore Pacolli, pak para se të eskalojë situata mes deputetit të LDK-së, Xhavit Ukaj dhe kryeparlamentares Vjosa Osmani.

    Musliu në një deklaratë për klankosova.tv tha se Pacolli e pengoi kur ajo dëshiroi ta marrë fjalën për një çështje jashtë rendit të ditës ku deshi të adresonte një dezinformatë që ishte përhapur në një faqe në Facebook se gjoja ajo ishte me koronavirus, njofton Klan Kosova.

    “E paralajmërova kryesuesen Arbërie Nagavci edhe kryetaren e Kuvendit që ta bëja një demantim që një faqe e afërt me VV-në ka bë një publikim të rrejshëm se gjoja jam me Covid-19. Gjatë gjithë ditës janë distancuar nga unë, pikërisht ata të Vetëvendosjes. Me mëngjes më kanë pyetur se nëse jam me virus. Nuk është turp dhe s’kam nevojë ta fshehë. Kjo ishte arsyeja që të apeloja te qytetarët që s’është turp ta kesh virusin”.

    “Dy herë ia shpjegova në momentin që e marr fjalën. Disa kolegë të Vetëvendosjes shprehen keqardhje dhe kërkuan falje, por kur unë e marr fjalën ndërhyn Fitore Pacolli duke më bërë thirrje dhe presion me hy në rend të ditës. U detyrova t’i them ta mbyll gojën”.

    “Kryetarja e Kuvendit në vend që të krijojë kushte që unë ta shpreh mendimi ajo më dha mua vërejtje dhe jo asaj që më pengonte. Kur ajo ma tërhoqi vërejtjen se e ofendova që veç i thashë ta mbyllte gojën. Deputetët e LDK-së u acaruan se pse s’ia tërhoqën vërejtjen Sali Zybës që i tha zëvendëskryeministrit Driton Selmanajt paranojak”.

    Musliu tha se s’është asnjëherë pro dhunës dhe kur deputeti Xhavit Ukaj iu vërsul Vjosa Osmanit ajo shkoi të qetësonte situatën.

    Deputetja e PDK-së edhe njëherë falënderoi deputetët e VV-së që ndan shqetësimin e saj për shpifjen që ishte bërë në faqen e Facebook-ut “Qeveria Kurti”.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Stuhia me bubullima dhe e shoqëruar me shi të fortë, goditi sot disa rajone të shtetit kroat. Në fakt, disa pjesë të...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Zyra e kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se nuk ka plane “në këtë fazë” për të dërguar një delegacion në Katar...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy ngjarje të rënda janë regjistruar mbrëmjes e kësaj të enjteje në qytetin e Vlorës. Siç raporton a2cnn, një fëmijë ka rënë...
    Të tjera
    Sport21 Gusht 2025
    Milot Rashica ka shkëlqyer me fanellën e Besiktasit, duke qenë protagonist absolut në ndeshjen e parë të play-offit të Ligës së Konferencës...
    Lajme21 Gusht 2025
    Agjencia për Menaxhim Emergjent ka njoftuar se gjatë të enjtes janë raportuar 97 vatra zjarri, ndërsa prej tyre 26 vazhdojnë të mbesin...
    Lajme21 Gusht 2025
    Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati,tha se buxheti i ndarë për Komunën e Prishtinës për vitin  2026 do të kap shifrën...
    Lajme21 Gusht 2025
    Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka folur për mundësinë e votimit të kryeparlamentarit nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje. Në këtë pikë,...
    Lajme21 Gusht 2025
    Hajdar Beqa, ish-deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, ka njoftuar se PDK në Gjakovë ka formuar Shtabin Zgjedhor për zgjedhjet e 12...
    Lajme21 Gusht 2025
    Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur të enjten mbrëma në rrugën Prishtinë–Podujevë, në fshatin Lupç....
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.