Në orët e mbrëmjes Liridon Hyseni po kalonte me veturën e tij të markës Golf 2 nëpër fshatin Shupkovc të Mitrovicës.
Ai ka treguar për Klan Kosova se dikush i panjohur ka shtjer tri herë në drejtim të veturës derisa po e ngiste atë.
“Kam qenë duke u kthyer në shtëpi. Ka pasë disa të shtëna. Nuk e kam parë se kush ka qenë. Derisa ka ardhur policia kam qëndruar në veturë. Nuk dyshoj në askënd”, ka thënë Hyseni.
“Për shkak të punës që bëjë, shit-blerje me vetura, kam disa telashe me njerëz. Këtë çështje ia kam lënë në dorë policisë”.