Pas deklaratave të ministres së Financave, Hykmete Bajramit, e cila tha se Qeveria është duke diskutuar me Trustin Pensional që të lejohet tërheqje deri në 10% të kursimeve që të kalohet sa më lehtë nga kriza që ka shkaktuar pandemia, janë deklaruar edhe nga ky institucion. Përmes një njoftimi në faqen zyrtare, TRUST-i ka njoftuar se ende nuk ka asnjë vendim përfundimtar për këtë çështje.
“Ju njoftojmë se NUK KA ende asnjë vendim përfundimtar për tërheqjen e 10%-shit, andaj nuk ka mundësi askush ende t’i tërheq mjetet nga Trusti. Ne do t’ju njoftojmë me kohë për çdo ndryshim”, thuhet në njoftim.
Si mund t’i tërhiqni paratë nga Trusti? Flasin deputetët dhe ekspertët
Ky institucion ka apeluar te qytetarët që t’i shmangin vizitat në zyret e tyre, meqenëse siç thonë po vështirësohet tejet shumë shërbimi i kontribuuesve, kjo për shkak të kufizimeve që janë në fuqi nga pandemia e COVID-19./FrontOnline/