Këshilli Drejtues i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, është duke zhvilluar mbledhjen e saj, të thirrur nga kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Në këtë takim pritet të diskutohen disa nga temat aktuale në vend, siç janë pandemia, koalicioni me LDK-në dhe dialogu me Serbinë.
Mbledhja po mbahet pa praninë e medieve, mirëpo pritet që mbas mbledhjes kryetari Ramush Haradinaj të mbajë konferencë për media.