×
  • Lajme
  • Lajme

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë paralajmëron veprime radikale nëse nuk ekzekutohen shtesat prej 300 eurove

    FrontOnline
    31 Gusht 2020

    Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës përmes një komunikate për media ka reaguar lidhur me mos ekzekutimin e 300 eurove për punonjësit shëndetësor.

    FSSHK ua ka tërhequr vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale të SHSKUK, MSH, MF dhe kryeministrit, duke paralajmëruar veprime radikale.

    “Na vjen keq për pacientët tanë që i kemi në trajtim por ne jemi lodhur me premtimet dhe neglizhencën politike të strukturave menaxheriale të lartë përmendura. Me veprimet dhe mosveprimet tuaja jeni duke na shtyrë në lëshimin e përgjegjësive profesionale tek ju të dashur politikaj”, thuhet në reagim.

    Reagimi i plotë:

    “Pas shqyrtimit të situatës lidhur me pagesën e stimulimeve për punonjësit shëndetësor sipas vendimit të Qeverisë dhe komisionit shqyrtues në nivel të SHKSUK konstatojmë neglizhencën qeveritare lidhur me këtë çështje.

    Ju tërheqim vërejtjen të gjitha strukturave menaxheriale duke filluar nga SHSKUK, MSH, MF dhe Kryeministrit se me mospërfilljen tuaj jeni duke na shtyrë në veprime radikale sindikale sepse është kërkesë e anëtarësisë së gjerë sindikaliste. Lojën të cilën jeni duke e bërë nuk tolerohet më.

    Na vjen keq për pacientët tanë që i kemi në trajtim por ne jemi lodhur me premtimet dhe neglizhencën politike të strukturave menaxheriale të lartë përmendura!

    Me veprimet dhe mosveprimet tuaja jeni duke na shtyrë në lëshimin e përgjegjësive profesionale tek Ju të dashur politikaj!

    Nëse edhe një pacient vdes për shkak të veprimeve sindikale në të cilat do futemi të shtyrë nga ju “qeveritarë të nderuar” përgjegjësia është e Juaja!

    Për fund: të gjithë punëtorët e sistemit shëndetësor dhe stafi mbështetës janë në vijën e parë të frontit, aty ku luftohet për jetë a vdekje, kurse ju, ka disa muaj neglizhoni, ofendoni, inskenoni se a do të jepni lëmoshë a jo për punonjësit e këtij sistemi- shtyllë e shtetit”.

    Rrini gati – Festivali Sunny Hill zbulon sonte të gjithë artistët
    Nga Rubrika
    Lajme16 Maj 2025
    Forca e Sigurisë së Kosovës është duke kaluar në fazën e fundit të tranzicionit, që synon transformimin e saj në një ushtri...
    Lajme16 Maj 2025
    Duke folur për Samitin e Komunitetit Politik Evropian që u mbajt në Tiranë, publicisti i njohur dhe ish-ambasadori i Kosovës në Gjermani,...
    Lajme16 Maj 2025
    Daut Haradinaj, deputet i AAK-së, ka komentuar situatën politike në vend dhe ka shprehur shqetësim për krizën e thellë që po kalon...
    Të tjera
    Lajme16 Maj 2025
    Ferat Shala, deputet nga radhët e PDK-së, ka thënë se shteti i Kosovës ka dështuar totalisht në sigurimin e rezervave shtetërore. Shala...
    Lajme16 Maj 2025
    Mendimi për motin – 16.05.2025 Ditën e shtunë vransirat gradualisht shpërndahen. Priten më shpesh intervale me diell orëve të pasdites. Aty këtu...
    Lajme16 Maj 2025
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka takuar në Tiranë kryeministrin e ri belg, Bart De Wever. Osmani tha se me De Wever...
    Lajme16 Maj 2025
    Ndërmarrja “Trepça” ka njoftuar se nuk ua ka ulur pagat punëtorëve. Duke demantuar një lajm që qarkulloi gjatë ditës në media, “Trepça...
    Bota/Rajoni16 Maj 2025
    Rusia dhe Ukraina kanë rënë dakord për shkëmbimin e 1000 robërve të luftës nga secila palë, njoftoi ministri ukrainas i Mbrojtjes Rustem...
    Lajme16 Maj 2025
    Sunny Hill Festival tashmë ka zbuluar emrat e artistëve që do të ngjiten në skenen magjike këtë vit. Nata e parë do...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.