×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Erion Veliaj shërohet nga koronavirusi

    FrontOnline
    12 Gusht 2020

    Kryetari i Tiranës, Erion Veliaj, është shëruar nga koronavirusi.

    Kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, pas dy javësh është shëruar nga koronavirusi.

    Këtë e ka bërë të ditur vetë Veliaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.

    Ai ka thënë se menjëherë do t’i rikthehet punës.

    Veliaj ka bërë të ditur se testi i fundit që e ka bërë ka rezultuar negativ.

    Njoftimi i plotë i Veliajt, pa ndërhyrje:

    ​ Pas dy javesh izolim e trajtim mjekësor – në Tiranë, e askund tjetër – testi i fundit me nxorri të shëruar nga Covid-19 e më të fortë se kurrë për t’iu rikthyer punëve të shumta të Kryeqytetit tonë. ??

    E kam zemrën plot mirënjohje për familjen time të vogël – Ajola, Kajan dhe nënat e papërtuara – e për familjen e madhe të mijëra prej jush, që më dhatë përditë kurajo e frymëzim për ta mundur këtë flamë. ❤️??

    Do të kish qenë edhe më e vështirë pa këmbënguljen e Ogertës, Albanës, Eugenës e Almes nga ISHP të cilat më këshilluan ta merrja seriozisht që në fillim, pa përkushtimin 24h të Doktor Perlatit apo injeksionet pupël të infermiere Adelinës, si dhe insistimit ditor të shokut Gramoz për t’iu bindur profesionistëve heronj e jo gjithologëve mendjelehtë! ??

    Gjatë këtyre dy javëve u miqësova me plot pacientë apo të shëruar të tjerë, njoha historitë e tyre e ndamë momente të kësaj lufte të përbashkët të njerëzimit. Ky komunitet, ku tani edhe unë duhet të bëj pjesën time, do duhet të jetë më aktiv për të ndërgjegjësuar të tjerët mbi seriozitetin e kësaj drame e nevojën për të bashkëpunuar me autoritetet çdo ditë! ??

    Jam i brengosur për ata që s’ja dolën, më sëmbon zemrën kjo padrejtësi ku disa jetë këputen kaq beftas në mes! Vazhdoj lutem për familjet që lanë pas, e siç ua kam dëshmuar një pjese prej tyre, do angazhohem me gjithçka mundem për të lehtësuar sadopak dhimbjen e nevojat e tyre, sidomos të fëmijëve! ?

    Ndaj miq, le të duhemi më shumë, e urrehemi më pak. Të ndihmojmë më shumë, e të shajmë më pak. Të bashkohemi më shumë, e të përçahemi më pak! Nëse i bëjmë këto e bashkëpunojmë me bluzat e bardha, do ngrihemi më të pjekur e më të fortë si komb! Unë besoj! ??

    Mirënjohje e dashuri pafund për secilin prej jush! ??❤️.

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një helikopter u rrëzua në një pyll në Gjermani. Sipas policisë, dy persona kanë mbetur të vdekur, sipas BILD. Siç bëhet e...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Taksat e importit të Kinës për disa mallra amerikane do të hyjnë në fuqi të hënën pasi lufta tregtare midis dy ekonomive...
    Bota/Rajoni09 Shkurt 2025
    Një punonjës policie në Durrës është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë), në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve...
    Të tjera
    Zgjedhjet 202509 Shkurt 2025
    Sot qytetarët e Kosovës kanë votuar për zgjedhjet parlamentare në Kosovë, e që deri në ora 15:00 kanë votuar 558 mijë e...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Asamblisti i Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë, Artrit Mulliqi ka shkelur heshtjen zgjedhore e cila duhet të mbizotërojë gjatë kohës kur qytetarët votojnë....
    Lajme09 Shkurt 2025
    Radhë të gjata të qytetarëve shfrytëzuan të drejten e tyre për të votuar, në Trudë të kryeqytetit. Sylejman Jakupi kryesues i një...
    Vip09 Shkurt 2025
    Joz Marku ka folur pas përjashtimit nga Big Brother VIP Albania 4. Ai u përjashtua nga ky format pas fjalës së rëndë...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Si ka qenë trendi i fletëvotimeve të dëmtuara ndër vite? Me ose pa qëllim, shumë fletëvotime edhe dëmtohen gjatë procesit të votimit,...
    Lajme09 Shkurt 2025
    Për zgjedhjet për Kuvendin e së Kosovës, që po mbahen sot në vendin tonë Prokurori i Shtetit ka bërë të gjitha përgatitjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.