×
  • Lajme
  • Lajme

    Emini: Gjasat janë që në shtator të merret vendimi për liberalizimin e vizave

    FrontOnline
    01 Korrik 2020

    Gjermania mori sot kryesimin e Këshillit të Bashkimit Evropian duke ngjallur shpresa të reja te populli i Kosovës rreth liberalizimit të vizave.

    Ky proces ka ngecur pavarësisht se autoritetet në Kosovë janë të sigurtë se kanë përmbushur të gjitha kriteret e kërkuara nga institucionet evropiane.

    E, në lidhje me atë se a do të bëhet liberalizimi i vizave gjatë kryesimit të BE-së nga Gjermania, për Front Online, kanë folur njohësit e çështjeve të integrimeve evropiane.

    Ata janë shprehur optimist se pas marrjes së kryesisë së BE-së nga Gjermania, do të ketë lëvizje pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën, por para së gjithash institucionet duhet të kenë progres në dialogun me Serbinë dhe sundimin e ligjit.
    Ndërsa, Donika Emini, drejtoreshë në CiviKos, tha se pret që gjatë kryesimit të BE-së, nga Gjermania të ketë lëvizje pozitive për liberalizimin e vizave për Kosovën, pasi që siç tha ajo, rol të madh tani luan edhe përfshirja e Francës në dialog me Serbinë përmes Samitit të Parisit.

    “Gjermania do ta ketë në agjendë për shkak se e para është njëra ndër vendet më të mëdha që ka qenë më pak skeptike në raport me Kosovën apo më pak skeptike se Franca edhe besoj se së bashku me Francën sidomos pas angazhimit të Francës në dialogun Kosovë- Serbi përmes Samitit të Parisit do të ketë lëvizje pozitive, kjo është pritshmëria më e madhe”, tha ajo për Front Online.

    Emini tha se letra të cilën deputetët e PE-së, ia dërguan Merkelit për liberalizimin e vizave për Kosovës është një hap pozitiv, pasi që siç tha ajo, i jep mbështetje kancelares për këtë proces.

    “Eurodeputetët çdo herë kanë qenë pro liberalizimit të vizave për Kosovën edhe në Parlament është votuar pro, normalisht se është një hap pozitiv i cili duhet të përshëndetet dhe këtë e ka bërë edhe raportuesja për Kosovën e cila e ka marrë këtë çështje me seriozitet, normalisht që kjo i jep edhe një shtytje kancelares për të vazhduar me këtë proces”, u shpreh ajo për Front Online.
    Në shtator të këtij vitit, pritet që të mblidhet Këshilli i Bashkimit Evropian, Emini tha se për Kosovën është me rëndësi që në këtë takim të merret vendim pozitiv për çështjen e liberalizimit të vizave.

    “Normalisht kishte me qenë mirë se në takimin e ardhshëm të Këshillit në shtator të votohet çështja e liberalizimit të vizave për Kosovën e pastaj të ketë një periudhë kohore prej 6 deri 1 vit për ta fuqizuar atë vendim. Për ne është me rëndësi që të merret vendimi pozitiv në nivel të Këshillit pastaj ajo pritje është teknike e cila nuk mund të përbej probleme teknike”, tha ajo për Front Online.

    Gjatë ditës, edhe Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt, ka thënë se shpreson që shumë shpejt do të merret vendimi për liberalizimin e vizave ndaj kosovarëve.

    Sipas tij, kjo do të bëhet jo për shkak të politikanëve por si shpërblim për njerëzit e heshtur e punëtorë të Kosovës, si dhe studentët që duan të arrijnë diçka.

    Në adresimin e tij online, me rastin e marrjes së Presidencën së Bashkimit Evropian nga Gjermania, Hledt është treguar i ashpër me ata që sipas tij, bëjnë zhurmë e thonë se Evropa nuk qenka me Kosovën, por dikush tjetër.

    Ai ka thënë se gjermanët i kanë nën llupë zhvillimet politike dhe në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit dhe se presin rezultate konkrete të zhvillimit ekonomik sepse siç tha Heldt, Evropa s’ka lisa që çelin para.

    Kryesimin e BE-së, Gjermania e mori nga Kroacia.

    Gjatë kohës sa Kroacia, ishte në këtë pozitë nuk pati ndonjë lëvizje pozitive për çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën. /Front Online/

    Ekspertët e integrimeve: Sivjet vendimi, vitin tjetër lëvizja e lirë për kosovarët në BE

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Hykmete Bajrami e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka reaguar ndaj ministrit Murati i cili dje foli rreth subvencionimit të faturave të energjisë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka reaguar pas lajmit se Starlink është funksional tani edhe në territorin e Kosovës. Ai ka thënë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Sigurim të kushteve të dinjitetshme të punës, çdo vend pune me kontratë, kontribute pensionale të paguara dhe jo më shumë se 40...
    Të tjera
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Dikush dyshohet se i ka dëmtuar disa vazo të luleve nga mermeri të varrezave të cilat gjenden në rrugën magjistrale Prishtinë më...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Banorët e Big Brother VIP Kosova 3, Sara dhe Driloni sa shkon e po afrohen më shumë bashkë. Në orët e vona...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të...
    Bota/Rajoni22 Dhjetor 2024
    Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump ka emëruar producentin televiziv britanik Mark Burnett si të dërguarin e tij të posaçëm në...
    Lifestyle22 Dhjetor 2024
    Në kuadër të vapës përvëluese të verës dhe temperaturave të larta, për shumicën dërrmuese përdorimi i klimës është bekim. Po ashtu edhe...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Një numër i madh i bashkëatdhetarëve po vijnë në Kosovë për t’i kaluar festat e fundvitit në gjirin e tyre familjar. E...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.