×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret për 6.6 për qind shkaku i pandemisë

    FrontOnline
    28 Prill 2020

    Instituti gjerman për ekonomi, Ifo, raportoi të martën se ekonomia e Gjermanisë pritet të tkurret për 6.6 për qind në nivel vjetor gjatë 2020-ës për shkak të pandemisë së koronavirusit.

    Ky institut tha se ekonomia më e madhe e Evropës u tkurr për 1.9 për qind gjatë çerekut të par të këtij viti dhe pritet që të tkurret për 12.2 për qind gjatë çerekut të dytë.

    Ndërkohë kthimi i ekonomisë në nivelin që ka qenë para fillimit të krizës shëndetësore pritet të arrihet në fund të vitit 2021, thuhet në raportin e këtij instituti.

    Ndryshe, qeveria gjermane është duke bërë përpjekje që t’i lehtësojë masat e kufizimeve për ta riaktivizuar ekonominë. Megjithatë, ministri gjerman i ekonomisë, Peter Altmaier, paralajmëroi që këto masa të largohen me shumë kujdes, sepse mund të shtohen rastet e sëmundjes dhe vendi të detyrohet të kthehet në izolim.

    Gjermania është një ndër vendet më të prekura në Evropë nga koronavirusi. Deri të martën, në këtë shtet janë regjistruar 6,126 viktima dhe 158,758 të infektuar me Covid-19.

    Pavarësisht këtyre shifrave, qeveria ka dhënë leje për rihapjen e librarive, dyqaneve të veturave dhe të biçikletave, shkruan “Reuters”.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.