
Sonte u shënua edhe i vdekuri i 20-ë nga Coronavirusi në Kosovë, raporton Front Online.
Pacienti i vdekur është grua nga komuna e Shtimes, me inicialet F.G, e lindur në vitin 1947.
Ajo kishte edhe sëmundje tjera kronike.
Lajmin e ka bërë të ditur Klinika Infekitve përmes një njoftimi.
Njoftimi i plotë:
Klinika Infektive e QKUK-së ka njoftuar se sonte në mbrëmje (25. 04. 2020) në këtë klinikë ka ndërruar jetë pacientja F.G. (1947), nga komuna e Shtimes.
Pacientja është spitalizuar në Klinikën Infektive me datën 20.04.2020, dhe krahas infeksionit COVID-19 ka qenë e diagnostikuar edhe me sëmundje të tjera kronike.
Kjo është vdekja e 15 në QKUK nga Covid-19 dhe e njëzeta (20) në nivel vendi nga kjo sëmundje.