×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe Gjilani e fillon vitin e ri shkollor nën masa strikte kundër COVID-19

    FrontOnline
    14 Shtator 2020

    Komuna e Gjilanit, sot ka filluar procesin mësimor, në vitin e ri shkollor 2020-’21, në kushte të rrepta të përdorimit të masave mbrojtëse dhe përgatitjeve që janë bërë nëpër të gjitha shkollat, në bazë të rekomandimeve të institucioneve të shtetit, me angazhimin dhe gatishmërinë e personelit të shkollës, ekipeve mjekësore dhe emergjencave civile.

    Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, në vizitën që kishte sot, në shkollën “Zija Shemsiu” në Gjilan, ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor, në kushte pandemie, mirëpo ka theksuar se është një ekipe shumë e gjerë që po angazhohet për mbarëvajtjen e mësimit dhe bashkërisht mund të menaxhohet gjendja dhe gjithçka të jetë në rregull.

    “Urime viti i ri shkollor për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit. Komuna e Gjilanit në këtë fillim të vitit ka angazhuar ekipet mjekësore për të kujdestaruar nëpër të gjitha shkollat, të kontrolluar gjendjen shëndetësore të fëmijëve dhe nëse ka simptoma, të trajtohen sa më parë me qëllim të ruajtjes së shëndetit publik. Nga 13 marsi nxënësit janë jashtë shkollave dhe kthimi i sotshëm është i gëzuar për të gjithë. Kërkojmë respektimin e masave mbrojtëse dhe apelojmë te prindërit dhe mësimdhënësit që nëse vërejnë simptoma të ndonjë çrregullim shëndetësor, menjëherë të kontaktojnë mjekun dhe të mos e sjellin fëmijët e tyre në shkollë, sepse parandalimi më i mirë bëhet me trajtimin e duhur në shtëpi”, ka thënë kryetari Haziri në fjalën e tij.

    Ndërsa, Nazim Gagica, drejtor i Drejtorisë Komunale të Arsimit, ka potencuar se janë bërë të gjitha përgatitjet dhe gjendja është nën monitorimin strikt të DKA-së dhe të personelit të shkollës në mënyrë që procesi mësimor të vazhdoj sipas planifikimit dhe pa u penguar në asnjë moment.

    “Falënderoj të gjithë personelin e shkollës për angazhimin dhe përgatitjet që kanë bërë, sikur një falënderim edhe për nxënësit dhe prindërit që janë duke i respektuar rekomandimet në përdorimin e masave mbrojtëse. Jemi të vendosur që gjendjen ta menaxhojmë së bashku dhe gjithçka të jetë në bazë të planit. Janë shpërndarë mbi 19 mijë maska, sikur që sot edhe librat për nxënës janë dhënë me afat dhe apelojmë që me kujdes maksimal të vazhdojmë tutje”, ka thënë mes tjerash drejtori Gagica.

    Drejtori i shkollës “Zija Shemsiu”, Qemajl Dushica, ka potencuar se mësimi ka filluar në bazë të planit të punës, konform rekomandimeve të Drejtorisë së Arsimit dhe janë duke u respektuar masat mbrojtëse kundër përhapjes së Covid-19 dhe dita e parë është duke shkuar shumë mirë.

    Nga Rubrika
    Sport03 Mars 2026
    Mërgim Vojvoda ka humbur një mundësi të artë të kalonte Comon në epërsi ndaj Interit, në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Mbrojtësi...
    Sport03 Mars 2026
    Barcelona ka synim që sonte ta bëjë “të pamundurën, të mundur”, në përballje me Atletico Madridin. Në ndeshjen që luhet sonte me...
    Sport03 Mars 2026
    Real Madridi pësoi humbjen e katërt nën drejtimin e Alvaro Arbeloa kundër Getafes të hënën mbrëma, një rezultat që i lë “Los...
    Të tjera
    Lajme03 Mars 2026
    Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka deklaruar se i ka thënë Bedri Hamzës se nëse kandidon për President,...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Presidenti amerikan, Donald Trump, ka deklaruar se Marina e SHBA-së do të fillojë shumë shpejt të shoqërojë cisternat që kalojnë nëpër Ngushtica...
    Lajme03 Mars 2026
    Kreu AAK-së, Ramush Haradinaj deklaroi se një numër i deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje i kanë premtuar votën nëse ai do të kandidojë...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Asambleja e Ekspertëve të Iranit këtë të marte ka zgjedhur liderin e ri suprem të vendit. Mediat iraniane raportojnë se lideri i ri është...
    Vip03 Mars 2026
    Rogerti është kthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Albania. Pasi u përplas me Monika Kryemadhin për sjelljen e tij, Rogerti vullnetarisht...
    Bota/Rajoni03 Mars 2026
    Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka konfirmuar se një dron ka goditur një parking në afërsi të Konsullatës Amerikane në Dubai,...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.