×
  • Lajme
  • Lajme

    Edhe 37 raste me COVID-19 në Prishtinë, shkon mbi 400 numri i rasteve aktive

    FrontOnline
    25 Qershor 2020

    Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se vetëm në komunën e Prishtinës në analizat e bëra sot për COVID-19, 37 persona kanë rezultuar pozitiv.

    Gjithsej, sipas raportit të IKSHPK-së në territorin e Kosovës sonte janë konfirmuar 69 persona të infektuar me COVID-19, ku Prishtina është komuna me më së shumti të infektuar.

    Sipas këtij raporti dhe të dhënave paraprake, tashmë numri i të infektuarve që janë aktiv në Prishtinë ka kaluar shifrën 400.

    “Sot më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 281 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren. Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 69 raste. Rastet pozitive janë nga: komuna e Prishtinës 37 raste, komuna e Istogut 8 raste, komuna e Prizrenit 5 raste, komuna e Fushë Kosovës 5 raste, komuna e Mitrovicës 3 raste, komuna e Ferizajt 2 raste, dhe me nga 1 rast komunat: Drenas, Rahovec, Klinë, Lipjan, Obiliq, Pejë, Suharekë, Viti dhe Vushtrri”, thuhet në komunikatën e IKSHPK-së.

    Ndërsa, sot më 25 qershor 2020, janë shëruar 75 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.246 raste, kurse raste aktive 1144.

    Ndryshe, gjatë vizitës që pati sot ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj në Komunën e Prishtinës, u bë e ditur se në kryeqytet janë afërsisht edhe 400 raste aktive me COVID-19.

    Gjatë këtij takimi, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se në kryeqytet janë rreth 400 raste me COVID-19, mirëpo theksoi se janë duke menaxhuar situatën.

    “Diku i kemi përafërsisht 400 raste aktive në kryeqytet dhe natyrisht ky komunikim dhe monitorim bëhet edhe më i vështirë. Po e them që deri më sot jemi në gjendje të raportojmë dhe të kemi situatën në kontroll sa i përket rasteve aktive, monitorimit të tyre dhe po ashtu të ndalim hovin e shpejtë të virusit që do të na shkaktonte probleme të mëdha”, tha Ahmeti.

    Kurse, Zemaj para kryetarit Ahmeti paralajmëroi testime masive për COVID-19.

    Sipas IKSHPK-së, nga data 08 shkurt deri më 25 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 22.725 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 2.432 raste, me gjithsej 42 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

    Nga Rubrika
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Nënkryetarja e Lidhjes Demokratike të Kosovës tha se “shpërndajra e buxhetit të shtetit në kohë fushate është skemë e korrupsionit publik”, ndërsa...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka vendosur të ndajë nga 100 euro shtesë të njëhershme për pensionistët dhe po ashtu nga 100 euro shtesë...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Besart Dreshaj, kryetar i Lidhjes së Bizneseve të Kosovës, ka theksuar se mosbashkëpunimi i Qeverisë me përfaqësuesit e bizneseve ka krijuar një...
    Të tjera
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), ka theksuar se përkundër premtimeve të shumta, Qeveria nuk ka ndërmarrë asnjë hap...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Qendra për Menaxhimin Kufitar e Ministrisë së Punëve të Brendshme, ka njoftuar se pritjet te pika kufitare Dheu i Bardhë, janë rritur...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Financave Hekuran Murati sot do të mbajnë konferencë për media. Konferenca do të nisë në ora...
    Lajme22 Dhjetor 2024
    Jusuf Azemi, kryetar i Sindikatës së Punonjësve të Sektorit Privat, ka shprehur shqetësimin e tij për dështimin e Qeverisë “Kurti” në realizimin...
    Vip22 Dhjetor 2024
    Rap-artistja e njohur shqiptare, Loredana Zefi, i ka dhënë fund beqarisë. Ajo është fejuar me partnerin e saj, futbollistin e Dortmundit, Karim...
    Kronika22 Dhjetor 2024
    Katër persona janë përfshirë në një rrahje gjatë së shtunës në Ferizaj. Gjatë intervenimit të policisë, njëri nga të dyshuarit e ka...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.