×
  • Lajme
  • Lajme

    E trishtë: Dhunohet seksualisht dhe detyrohet të abortojë 14-vjeçarja në Gjilan, pranga për “të dashurin” e saj 21-vjeçar

    FrontOnline
    27 Shtator 2020

    14-vjeçarja nga Gjilani dyshohet se është keqpërdorur seksualisht dhe më pas është detyruar që të abortojë në javën e tretë të shtatzënisë, nga 21-vjeçari me iniciale Sh.J (emër i njohur për redaksinë), me të cilën dyshohet se e mitura ka qenë në lidhje dashurie.

    Një sinjalizues i afërt me familjen e viktimës, në kushte anonimiteti e ka rrëfyer ngjarjen për Gazetën Sinjali.

    Sipas tij, e gjithë ngjarja filloi në një ditë dimri mes muajit janar dhe shkurt të këtij viti, në motelin “Casablanka”, që ndodhet në fshatin Livoq i poshtëm në Gjilan, ku e mitura dyshohet se u keqpërdor seksualisht nga 21-vjeçari, i cili dyshohet se e detyroi të kryejë marrëdhënie seksuale me të.

    Si pasojë e këtij akti, e mitura, e cila në atë kohë ishte vetëm 13-vjeç, kishte ngelur shtatzënë, për çka në muajin mars, rreth tri javë e disa ditë shtatzëni, sinjalizuesi rrëfense Sh.J., e kishte detyruar që të abortonte.

    Mësohet se ndërprerja e kundërligjshme e shtatzënisë është kryer në një klinikë private në Prishtinë, mjekët e të cilës kishin refuzuar që t’i jepnin të miturës fletëlëshimin për kryerjen e abortin.

    Sinjalizuesi i afërt me viktimën bëri të ditur se e mitura e ka raportuar sot rastin në polici.

    Lidhur me këto dyshime, ky sinjalizues ka thënë ,, se në prangat e Policisë së Kosovës ka rënë 21-vjeçari, i cili mësohet se është dërguar në mbajtje për 48 orë.

    Prokuroria Themelore në Gjilan ka nisur hetimet ndaj mjekëve të klinikës private në kryeqytet, të cilët dyshohet se në muajin mars kanë mundësuar abortin.

    Gazeta Sinjali ka provuar sot disa herë gjatë ditës që ta konfirmojë rastin nga Policia e Kosovës, për një gjë e tillë ka qenë e pamundur.

    Pas shumë përpjekjeve, rastin e ka konfirmuar shkurt kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan, Jetish Maloku.

    “Unë vetëm mund të konfirmoj se një person i dyshuar është ndaluar për këtë rast dhe se kemi bërë kërkesë që këto dy, tre ditë të kryhen ekzaminimet mjeko-ligjore”, tha ai.

    KEDS ‘zhduk’ rrjetin ajror nga qendra e Malishevës
    Nga Rubrika
    Lajme26 Korrik 2024
    Avokati Arianit Koci e ka cilësuar si të dyshimtë dhe të çuditshme atë që po ndodhë në Serbi me rastin e Faton...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kandidati për prokuror të shtetit, D.M (emër i njohur për redaksinë) është ndaluar nga Prokuroria Themelore në Prizren si i dyshuar për...
    Lajme26 Korrik 2024
    Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, në gjashtëvjetorin e vdekjes së simbolit të rezistencës kombëtare, Adem Demaçi, bëri homazhe dhe vendosi...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.