×
  • Lajme
  • Lajme

    E akuzoi Albin Kurtin për tradhti, shpërblehet me pozitë në Ministrinë që udhëhiqet nga AAK-ja (Dokument)

    FrontOnline
    23 Qershor 2020

    “Mos tradhtoni dhe mos u shitni”, kështu i ishte drejtuar Albin Kurtit pak ditë pas që ky i fundit ishte zgjedhë kryeministër i vendit, gjatë homazheve në përvjetorin e 13-të të vrasjes së ish-aktivistëve të “Vetëvendosjes”, Arben Xheladinit dhe Mon Balajt.

    Naim Ramizi, i cili më herët kishte qenë aktivist i Lëvzijes “Vetëvendosje” por që më vonë kishte kaluar në AAK-në e Ramush Haradinaj, madje i kishte dhuruar me këtë rast Kurtit një maicë të përgjakur që e ruante  nga protesta e 10 shkurtit e vitit 2007, kur Policia rumune vranë Balajn dhe Xheladinin.

    “Është një maicë të cilën e kam pasur të veshur 13 vjet përpara në atë kohë si aktivist i VV të 10 shkurtit ku kam qenë i plagosur, maica është e shpuar me plumb gome në gjoks dhe është e gjakosur qysh ka qenë. E kam ruajtur qe 13 vjet dhe sot në mëngjes më shkoj mendja t’ia dhuroj kryeministër për t’i kujtuar rrugën nëpër të cilën ka ardhur deri në kryeministri, sakrificën që e kanë bërë qindra mijëra aktivistë qoftë të arrestuar apo të lënduar”, pati deklaruar Ramizi, duke shtuar se i kishte përcjellë Kurtit porosinë e dy aktivistëve të vrarë: “Mos tradhto dhe mos u shit”.

    Por, menjëherë pas rrëzimit të Qeverisë “Kurti” dhe votimit në Kuvend të Qeverisë “Hoti”, Ramizi u shpërblye me një pozitë të rëndësishme në Ministrinë e Drejtësisë, të cilën e drejton Selim Selimi i AAK-së.

    “Front Online” posedon vendimin e ministrit të Drejtësisë, Selim Selimit, të datës 8 qershor 2020 që Ramizi të emërohet këshilltar politik, paga e së cilit kalon shifrën prej 600 euro në muaj.

    /Front Online/

    Nga Rubrika
    Lajme28 Maj 2025
    Sot, më 28 maj, do të përurohet sistemi One Stop Shop në Jazhnicë të Maqedonisë së Veriut, e cila ndan pikën kufitare...
    Lajme28 Maj 2025
    Të mërkurën pritet të mbajë mot i vranët me intervale me diell. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, vranësirat vende-vende mund te sjellin...
    Lajme28 Maj 2025
    Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka paralajmëruar një konferencë për media që do të mbahet sot në selinë qendrore të partisë. Sipas...
    Të tjera
    Sport27 Maj 2025
    Barcelona sot (27 maj) ka njoftuar se Lamine Yamal ka rinovuar kontratën me klubin deri në vitin 2031. Kontrata e re e...
    Lajme27 Maj 2025
    Analisti Azdren Shala, ka deklaruar ministri në detyrë i Mjedisit, Planifikimit Hapësimor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, i ka ndarë rrugë me Lëvizjen...
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka hedhur akuza ndaj institucioneve të ndjekjes, duke thënë se qeveria Kurti po përballet me një...
    Lajme27 Maj 2025
    Kuvendi i Kosovës ka dalë me njoftim lidhur me punimet e seancës së sotme, të 22’ës me radhë në përpjekje për konstituimin...
    Lajme27 Maj 2025
    Eugen Cakollli nga KDI ka pyetur se nëse çdo hetim që prek pushtetin shpallet si “plan politik”, atëherë çka mbetet nga drejtësia....
    Lajme27 Maj 2025
    Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka thënë se tri orë është intervistuar ministri në detyrë Faton Peci, dhe...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.