Fituesi i Kupës së Kosovës FC Prishtina ka hasur në probleme edhe në udhëtimin e dytë në Gjibraltar.
Sipas drejtorit sportiv të klubit nga kryeqyteti, Granit Begolli, i cili ka folur ekskluzivisht për klankosova.tv dyshohet për nëntë raste të reja të infektuar me pandemin COVID-19.
“Nuk kemi marrë ende konfirmim zyrtar prej përfaqësuesve atje, mirëpo tek po raportohet mund të ketë diçka”.
“Pritet vendimi se çka do të ndodhë me fatin e ndeshjes”.
Kujtojmë, Prishtina kishte pasur probleme edhe në herën e parë që kishte udhëtuar gjatë kësaj jave drejt Gjibraltarit.