×
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Dyshohet se shtyu familjen drejt vetëvrasjes, Ergys Arra: Nuk i kam dhunuar

    FrontOnline
    05 Maj 2024

    31-vjeçari Ergys Arrazi ka mohuar të ketë dhunuar bashkëshorten dhe 3 fëmijët, të cilët dyshohet se janë vetëmbytur në lumin Buna, teksa deri më tani është gjetur vetëm trupi i vajzës 9 vjeçe.

    Në deklaratën e tij në policinë vendore të Shkodrës, Arrazi i ka qëndruar deklaratës së tij të bërë tre ditë më parë, kur ka doncuar humbjen e bashkëshortes dhe fëmijëve, fëmijët pa patur idenë se ku ndodheshin.

    Arrazi është shprehur se ka patur një marrëdhënie normale me bashkëshorten dhe fëmijët duke thënë: “Nuk e kam idenë përse bashkëshortja ka ndërmarrë këtë veprim”.

    Bëhet me dije se në momentin kur i është komunikuar se njëra prej vajzave është gjetur e pajetë, ai ka qëndruar i ftohtë duke mos bërë asnjë reagim. Arrazi nuk ka pranuar asnjë prej dy veprave penale që rëndojnë mbi të “dhunë në familje” dhe “shkaktim i vetëvrasjes”, duke deklaruar se nuk është ai shkaktari i kësaj ngjarje të rëndë.

    Po ashtu dyshohet se motra e viktimës me datën 2 maj është takuar me Erdgys Arrazin dhe kanë zhvilluar një bisedë e cila dyshohet se lidhet me problemet e fundit të ndodhura në familjen Arrazi. Motra e viktimës ka deklaruar pas ngjarjes së kunati i saj ka ushtruar dhunë në familje psikologjike dhe fizike, gjë e cila sipas saj ka detyruar të motrën të ndërmarrë veprimin e rëndë.

    Gjithashtu policia ka dyshime se prej pak kohësh, Arrazi është parë në shoqërinë e një vajze tjetër gjë e cila dyshohet se ka shtuar konfliktet në familje. Policia është duke verifikuar çdo dëshmi të mundshme dhe informacione bashkë me prokurorinë për të zbardhur të plotë këtë ngjarje të rëndë. /Rtsh

    Njoftimet nga KEDS për punimet në rrjet, vendet që do të mbesin pa rrymë
    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, mbetet në një gjendje të qëndrueshme, por të rëndë. Ministrja sllovake e Shëndetësisë, Zuzana Dolinkova, tha të...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Të paktën 50 persona kanë humbur jetën si pasojë e përmbytjeve në Afganistan, ndërsa janë shkatërruar rreth dy mijë shtëpi e janë...
    Bota/Rajoni18 Maj 2024
    Një foshnje 9-muajshe ka vdekur në Spitalin e Përgjithshëm në Ohër. Kështu ka bërë të ditur SPB-Ohër, njofton Klankosova.tv. Në njoftim thuhet...
    Të tjera
    Lajme18 Maj 2024
    Behgjet Pacolli nga AKR-ja thotë për “Front Online” se ky subjekt politik është i gatshëm për zgjedhjet e ardhshme që mbahen në...
    Lajme18 Maj 2024
    Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka kujtuar në përvjetorin e shtatë të vdekjes, ish-kryetarin e kësaj komune, Agim Kikaj. Në një postim...
    Lajme18 Maj 2024
    Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se regjimi i Millosheviqit që ka kryer gjenocid në Kosovë ka dhunuar rreth...
    Lajme18 Maj 2024
    Policia e Kosovës ka konfirmuar se kanë ndërmarrë të gjitha masat për informim dhe ndalim në të gjitha vendkalimet kufitare dhe drejtoritë...
    Lajme18 Maj 2024
    Haxhi Avdyli nga “Guxo” thotë se në zgjedhjet e ardhshme që pritet të mbahen në Kosovë, kjo parti preferon një koalicion para...
    Sport18 Maj 2024
    Chelsea e ka kompletuar marrëveshjen për të transferuar talentin 17-vjeçar të Palmeiras Estevao Willian. “Blutë” kishin arritur marrëveshje personale me lojtarin e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.