Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi ka ngushëlluar familjen, miqtë dhe federatën me rastin e vdekjes së parashutistit Fatos Gërxhaliu në një aksidenti gjatë fluturimit, duke thënë se humbja e tij do të lërë një boshllëk të madh në familje dhe në komunitetin e aeronautikës.
Telegram ngushëllimi
E nderuara familja Gërxhaliu,
Të nderuar përfaqësues të Federatës Aeronautike të Kosovës,
Me pikëllim të thellë mora lajmin për vdekjen e familjarit tuaj, të parashutistit Fatos Gërxhaliu, pas aksidentit në fluturim, lajm që na pikëlloi të gjithëve.
Bashkë ndjej dhimbjen në këto momente të trishta për familjen, miqtë, komunitetin sportiv dhe ata që e njohën.
Ngushëllime familjes Gërxhaliu, miqve të të ndjerit, Federatës dhe tërë komunitetit të aeronautikës në Kosovë.