Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka njoftuar se është duke u hetuar një rast i rëndë në komunën e Drenasit
Sipas njoftimit, një grua dje është intervistuar nga Policia nën dyshimin se është duke u keqpërdorur seksualisht nga disa persona të ndryshëm.
Policia thotë se , sipas mjekut, viktima femër ka çrregullime mendore.
“Gllogoc 30.06.2020.NN. Me autorizim të prokurorit është intervistuar viktima femër kosovare e cila sipas mjekut ka çrregullime mendore dhe dyshohet se është duke u keqpërdorur seksualisht nga persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar”, thuhet në njoftim